/Lajme nga Bota – Rumani Kryepiskopata e Iașit angazhon mbi 10.000 studentë për të mbledhur ushqime për familjet me shumë anëtarë

Lajme nga Bota – Rumani Kryepiskopata e Iașit angazhon mbi 10.000 studentë për të mbledhur ushqime për familjet me shumë anëtarë

Rumani: Kryepiskopata e Iașit angazhon mbi 10.000 studentë për të mbledhur ushqime për familjet me shumë anëtarë

Departamenti “Pro vita” (Pro jetës) i Kryepiskopatës së Iașit është angazhuar në një maratonë mbledhjesh të ushqimeve për t’u ardhur në ndihmë familjeve me shumë pjesëtarë.

Ky program vepron nga data 2 – 17 Dhjetor dhe ka për qëllim të mobilizojë rreth 10.000 studentë nga 55 institucione të ndryshme edukimi, që të arrijnë të mbledhin rreth 20 ton ushqim, për t’i ardhur në ndihmë familjeve me 7 ose më shumë fëmijë në qytetet Iași, Botoșani, dhe Neamț.

Ky aktivitet po organizohet për të katërtin vit radhazi, dhe i ka ardhur në ndihmë 147 familjeve të mëdha me 1497 fëmijë dhe adoleshentë, të cilët janë përfshirë në programin e solidaritetit me familjet me shumë fëmijë, të emëruar “Shën Stiliani”.

Kjo maratonë organizohet si një lloj konkursi, ku klasa që arrin të mbledhë më shumë ushqim, shpërblehet me pica.

Ushqimet e mbledhura do të shpërndahen në të Kremten e Krishtlindjes.

Numri i pjesëmarrësve të këtij aktiviteti është rritur ndjeshëm. Në Pashkën e vitit 2017 u angazhuan 420 studentë, numër i cili arriti në 1.200 në dhjetor të të njëjtit vit, për të arrirë në 7.000 studentë në dhjetor të vitit 2018.

     

Burimi: https://basilica.ro/en/iasi-archdiocese-engaging-10000-students-to-collect-food-for-large-families/?fbclid=IwAR1xa_9aH5h5MRlClS-ejx2TNnLY3b7aDp-3zTjetiZfxNn4-3QwfKa9ppc