/Lajme nga Bota Patriarkana Orthodhokse e Rusisë Kisha Orthodhokse pritet të hapë një qendër për t’u ardhur në ndihmë fëmijëve të prekur nga lufta në Siri

Lajme nga Bota Patriarkana Orthodhokse e Rusisë Kisha Orthodhokse pritet të hapë një qendër për t’u ardhur në ndihmë fëmijëve të prekur nga lufta në Siri

Kisha Orthodhokse pritet të hapë një qendër për t’u ardhur në ndihmë fëmijëve të prekur nga lufta në Siri

Krahas punimeve restauruese që ka ndërmarrë në kishat dhe manastiret e dëmtuara në Siri, Kisha orthodhokse Ruse po punon edhe për hapjen e një qendre për t’iu ardhur në ndihmë fëmijëve sirianë ë prekur nga lufta.

Mitropoliti i Volokamskut, Hirësia e tij Hilarioni u shpreh se përgjatë vitit të kaluar Kisha u ofroi përkujdesje dhe rehabilitim 10 fëmijëve sirianë në Moskë, ndërsa nëpërmjet kësaj iniciative shpreson të ndihmojë shumë më tepër, duke pasur një qendër të sajën në Damask.

Mitropoliti shtoi se për Fortlumturinë e Tij, Partiarkun Kirill rëndësi të veçantë kanë jo vetëm restaurimet e kishave, por sidomos njerëzit.

Megjithatë, sipas Hirësisë kjo nismë nuk është aspak e lehtë, pasi çdo fëmijë ka në vetvete një traumë shkaktuar nga realiteti i ashpër me të cilin janë përballur ata dhe familjet e tyre. Ka me mijëra fëmijë të tillë dhe Kisha ka detyrim që të bëjë gjithçka që mundet për t’i ardhur në ndihmë e për t’i dhënë një jetë të re.

Me ndihmën e Perëndisë, ata planifikojnë t’u vijnë në ndihmë fëmijëve në Damask, nëpërmjet qendrës, dhe t’i sjellin në Moskë për trajtime më të specializuara ata që kanë më tepër nevojë.

Mitropoliti tregoi edhe historinë e dy prej fëmijëve që tashmë janë trajtuar:

Kur terroristët bombarduan shkollën Hasan al-Kudri, Mahmoud al-Hasani, 15 vjeç, pësoi çarje të thella dhe djegie në lëkurë, infeksion të lartë të syrit dhe iu hoq pjesërisht krahu i tij i djathtë. Djali tjetër, Ibrahim Mardan, vetëm 12 vjeç, i dha dikush një lodër dhe i tha se mund ta merrte me vete në shtëpi. Sapo shkoi në shtëpi, lodra i plasi në dorë duke i shkaktuar humbje shikimi në syrin e djathtë dhe humbi dhe krahun e majtë.

Burimi: https://orthochristian.com/127268.html