Qeveria e Bullgarisë ka vënë mënjanë mbi 1 milion dollarë për restaurimin e thesarit shpirtëror bullgar, Manastirin Zografou në Malin e Shenjtë.
Janë mbledhur rreth 1.317.000 $ (2.3 milion leva) për riparimin dhe rikonstruktimin e krahut lindor të këtij manastiri, i cili është ndërtuar përpara 200 vitesh dhe aktualisht është i pabanuar për pasojë të gjendjes së tij jo të mirë.
Në këtë manastir, shën Paisi i Hilandarit shkroi veprën e tij të famshme mbi historinë e Bullgarisë, që mbahet dhe si vepra e parë e historiografisë Bullgare nga periudha e rilindjes.
Presidenti i Bullgarisë, z. Rumen Radev , gjatë vizitës së tij në manastirin Zografou nëntorin e kaluar, theksoi se ky manastir është një qendër shumë e rëndësishme shpirtërore për popullin bullgar, jo vetëm për shkak të dorëshkrimeve, ikonave dhe artefakteve të shumta të ruajtura në të, por edhe për faktin se ka ruajtur dhe mbrojtur shpresëtarinë, spiritualitetin , kujtimin dhe gjuhën e shtetit bullgar për më shumë se njëmijë vjet.