/Lajme nga Bota: Aborti është vlerësuar si shkaku kryesor i vdekjeve përgjatë vitit 2019, duke i dhënë fund jetës së 42 milion foshnjave të palindura.

Lajme nga Bota: Aborti është vlerësuar si shkaku kryesor i vdekjeve përgjatë vitit 2019, duke i dhënë fund jetës së 42 milion foshnjave të palindura.

Aborti është vlerësuar si shkaku kryesor i vdekjeve përgjatë vitit 2019, duke i dhënë fund jetës së 42 milion foshnjave të palindura.

Sipas raportimeve të Worldometers, shifra e aborteve të kryera më 2019 ka kaluar 42 milion, gjë që e cilëson abortin si shkaktar kryesor të vdekjeve përgjatë këtij viti.

Sipas raportimeve të organizatave të tjera, të cilat nuk i cilësojnë abortet si vdekje, kanë konkluduar se shifra e të vdekura nga të gjitha shkaqet e tjera të mundshme arrin deri në 58.6 milion, çka do të thotë se abortet shkaktojnë rreth 42% të vdekjeve në mbarë botën.

Numri i të vdekurve nga aborti tejkalon me një diferencë të madhe çdo shkas tjetër të mundshëm të vdekjes, përfshirë sëmundjet e ndryshme (12.9%) ose kancerin (8.1%).

Sipas statistikave, 22% i aborteve të vitit të kaluar përfundoi me abort dhe në çdo 33 shtatëzani, 10 foshnjave të palindura u merret jeta nëpërmjet abortit.

Statistikat në fjalë janë verifikuar dhe shpërndarë në mbarë botën, megjithëse jo të pakta janë organizatat të cilat nuk janë dakord që aborti të radhitet ndër shkaqet e vdekjes.

Worldometer-i vijon me statistikat e vitit 2020, duke deklaruar se deri në datën 6 Janar ka pasur më shumë se 646.000 aborte në mbarë botën.

Një nga anëtaret e organizatës “Right to Life” në Mretërinë e Bashkuar, është shprehur si më poshtë:

“Është për të ardhur keq se mitra e një nëne, që në fakt supozohet të jetë vendi më i sigurt për foshnjat, është bërë në fakt më i rrezikshmi.”

Burimi: https://www.christiantoday.com/news/abortion-was-the-leading-cause-of-death-worldwide-in-2019-ending-the-lives-of-over-42-million-unborn-babies/133975.htm?fbclid=IwAR0I-dBsQfCd0OA9a7h0qgQ0uttm7jBJTgIqqMHnvWBMsVp0kMi7nP0FwDo