/Lajme Nga Bota: 165.000 pelegrinë pritet të vizitojnë Izraelin këtë periudhë të vitit, me rastin e Krishtlindjes.

Lajme Nga Bota: 165.000 pelegrinë pritet të vizitojnë Izraelin këtë periudhë të vitit, me rastin e Krishtlindjes.

165.000 pelegrinë pritet të vizitojnë Izraelin këtë periudhë të vitit, me rastin e Krishtlindjes.

Ministria e Turizmit të Izraelit është e gatshme të mirëpresë rreth 165.000 pelegrinë të cilët vizitojnë Tokën e Shenjtë në këtë prag Krishtlindjeje.

Duke filluar që nga ora 14:00 , më datë 24 të këtij muaji, e deri në të njëjtën orë të datës 25 (të kremten e Krishtlindjes), Ministria e Turizmit do të ofrojë transport publik falas, në ndihmë të të gjithë pelegrinëve që udhëtojnë nga Jerusalemi për në Betlehem dhe anasjelltas.

Sipas të dhënave të Ministrisë, nga 4.5 milion turistë që vizituan Izraelin gjatë vitit 2019, 55% e tyre ishin të krishterë.

24% e të gjithë vizitorëve deklaruan se qëllimi i vizitës së tyre ishte pelegrinazhi. 84 % e të gjithë pelegrinëve të krishterë shkojnë në Jerusalem, ndërsa 65% e tyre vizitojnë dhe Tel Aviv-in. Përveç Kishës së Lindjes së Krishtit, vendet më të vizituara nga të krishterët janë Muri i Lotëve, Kishën e ndërtuar në vendin ku ndodhet Varri i Krishtit, Via Dolorosa (rruga që përshkoi Jisui me kryqin në krahë, për të arritur në Golgotha), Mali i Ullinjve etj.

Burimi: https://basilica.ro/en/165000-visitors-expected-in-israel-for-christmas/?fbclid=IwAR3LKpOxMd1pzmPw3MMh3dRzdF2ikfzKuoPwnmZIxRrQO69XrAmJytMzLxc