Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij, Anastasi gradoi në shkallën e Arkimandritit hieromonakun Atë Anastas Mamaj. Në fund të këndimit të Dhoksologjisë, përpara fillimit të Liturgjisë Hyjnore në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, Kryepiskopi Anastas lexoi uratën e posaçme sipas rregullit kishtar për Arkimandritin e ri, shoqëruar më pas me dhënien e Kryqit dhe Epigonatin. Ndërsa në përfundim të Liturgjisë, Fortlumturia e Tij, theksoi se ofiqet në Kishën Orthodhokse nuk janë privilegje, por kryqe dhe përgjegjësi.