/Kryepiskopi Anastas: Vendi ynë ka nevojë për dashuri dhe dije!

Kryepiskopi Anastas: Vendi ynë ka nevojë për dashuri dhe dije!

Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, që qënë sot i ftuari i nderit i shkollës jopublike ‘Protagonistët’, ku bashkë me stafin e kësaj shkolle, ka ndarë edhe kekun e Shën Vasilit.

Në fjalën e tij, Imzot Anastasi, theksoi rëndësinë e madhe që stafi pedagogjik duhet të dhurojë dashuri dhe dije për nxënësit, pasi janë dy gjëra të domosdoshme për vendin tonë.

“Dëgjoj që nxënësit bëjnë pëpjekje të mëdha për nota të mira në këtë shkollë. Shën Vasili, është një dritë për të gjithë ne. Ishte një nga njerëzit më të shquar dhe intelektual në epokën kur ai jetoi. Ishte një njëri shumë i rreptë me veten e tij, asket shumë i fortë.

Kishte dashuri dhe respekt për njerëzit, veçanërisht për njerëzit e sëmurë dhe që vuanin. Ai vjen në jetën tonë si një frymëzim dhe dritë. Ju duhet të bëni përpjekje që të punoni sa më shumë që të jetë e mundur dhe nxënësit të marrin gjithë dijen që ju i ofroni në lëndët që zhvilloni. Kjo është një gjë shumë e vyer që mund ti ofrojmë vendit tonë të shtrenjtë, pasi ka nevojë për dije dhe për dashuri.”- tha ndër të tjera në fjalën e tij Kryebariu ynë.

Shkolla jopublike ‘Protagonistët’, është një shkollë shqiptaro-amerikane, e themeluar nga Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Anastas, ku ka dhënë një kontribut të madh në arsimin paraunivesristar në vend përmes cilësisë dhe metodave didaktike perendimore.

Message of Archbishop Anastasios to the staff & teachers of the Protagonist School in Tirana. Mesazhi i Kryepiskopit Anastas për stafin dhe mësuesit e Shkollës së Protagonistit në Tiranë.

Posted by Stephanos & Alexandria Missionaries to Albania on Tuesday, January 29, 2019