Takim i përzemërt i Kryepiskopit tonë Anastas me një grup mjeshtrish muratorë shqiptarë nga qytete të ndryshme të vendit tonë që punojnë në Malin e Shenjtë, në Manastirin Ksenofondos.
Në këtë vend të bekuar në Kalkidhiki – Greqi, punojnë aktualisht rreth 1000 shqiptarë, të cilët me punën e duarve të tyre e kanë bërë më të bukur këtë vend, qytetin e Shenjtë Qiellor të të Krishterëve orthodhoksë. Gjatë takimit Kryepiskopi i quajti ata:
“Përfaqësuesit tanë” dhe “Ambasadorët tanë”, “Ndërtuesit tanë” që kontribuoni për restaurimin dhe ndërtimin e mëtejshëm të këtij vendi.
Në çdo vizitë që Kryepiskopi bëri në Manastiret e Hirshme, pavarësisht pritjeve zyrtare dhe kohës shumë të shkurtër që kishte në dispozicion, ai u takua me të gjithë shqiptarët që punonin nëper këto vende duke i takuar, falenderuar, interesuar për kushtet dhe trajtimin e tyre, duke i pyetur për familjet dhe fëmijët e tyre.