Kryepeskopi Anastas sot do të lerë spitalin, pas një mjekimi 12 ditor. Me tej ai do të qëndrojë i izoluar edhe për disa ditë, duke ndjekur udhëzimet e mjekëve. Këtë njoftoi zyrtarisht spitali “Evangelismos”, mëngjesin e sotëm.
Vijon njoftimi zyrtar:
NJOFTIM
Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, z. Anastas, do të lerë sot spitalin, pasi ishte shtruar për dymbëdhjetë (12) ditë.
Kryepeshkopi z. Anastas pas daljes nga spitali, do të mbetet në karantinë në shtëpi duke ndjekur të gjitha udhëzimet e dhëna.