/Kremtimi i Shën Gjergj Trofeprurësit.

Kremtimi i Shën Gjergj Trofeprurësit.

Krishti u Ngjall!
Kremtimi i Shën Gjergj Trofeprurësit.
U kremtua me madhështi e kremtja e Shën Gjergj Trofeprurësit, në katedralen që mban emrin e tij në Fier. Besimtarët ndoqën shërbesën e Mëngjesores dhe “Liturgjinë Hyjnore” të kryesuar nga Mitropoliti i Apollonisë dhe Fierit, Hirësia i Tij, Imzot Nikolla . Morën pjesë dhe priftërinjtë të tjerë të mitropolisë dhe jo vetëm.
U krye bekimi i pesë bukëve dhe litania me ikonën në të cilën ndodhet një pjesë e vogël e lipsanit të Shën Gjergjit.
Bekim i madh për të gjithë besimtarët që ti falen lipsanit të shenjtorit të dashur, mbrojtës të të vobektëve, mjekut të sëmurëve .
Pas “Liturgjisë Hyjnore” u bë pritje për të gjithë besimtarët. Një falënderim të veçantë bëjmë dhe për fëmijët e ” Shtëpisë së Shpresës” të cilët na dhënë një koncert të shkurtër.
Ndërmjetimet e shenjtorit të kemi gjithmonë!