Vepra e Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturisë së Tij, Prof.Dr. Anastasi për ringritjen nga gërmadhat të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë përbën historinë bashkohore të kësaj Kishe. Pjesë e kësaj pune titanike të Fortlumturisë së Tij ishin dhe mbeten veprat sociale që ai themeloi, frymëzoi dhe mbështeti financiarisht. Ky dokumentar bën një përshkrim esencialë të kësaj vepre sociale që sot e kësaj dite ofrohet jo vetëm për komunitetin orthodhoks, por për cilindo pa dallim fetar, duke i dhënë kështu Kishës Orthodhokse në Shqipëri një rol dhe një faktor kontribues për shoqërinë e vendit tonë në aspektin social të shumëanshëm. Realizmi i dokumentarit: Aleksandër Dimroçi Folës kryesor: Atë Nikolla Kodheli Konsulent teologjik: Atë Grigor Pelushi Përkthimi në anglisht: Manjola Alikaj Tiranë 2024