/Kleri i Ukrainës i bën thirrje kryetarit të bashkisë së Odesës për të anulluar paradën e LGBT-së.

Kleri i Ukrainës i bën thirrje kryetarit të bashkisë së Odesës për të anulluar paradën e LGBT-së.

Kleri i Ukrainës i bën thirrje kryetarit të bashkisë së Odesës për të anulluar paradën e LGBT-së.

Në qytetin e Odesës në Ukrainë, disa organizata fetare janë ngritur kundër një festivali që pritet të zhvillohet në këtë qytet, në të cilin do të përfshihet edhe një marshim për të drejtat e homoseksualëve.

Duke mos dashur kurrsesi që ky qytet të kthehet në një Sodomë e Gomorrë të dytë, Hirësia e Tij, Mitropoliti Agathangjel i Odesës, së bashku me përfaqësues të tjerë të kishave dhe organizatave të ndryshme i kanë dërguar një letër kryetarit të bashkisë z. Gennad Trukhanov, duke i bërë thirrje për anullimin e këtij festivali “për ruajtjen e paqes mes banorëve të qytetit dhe të vizitorëve” si dhe për mosprishjen e harmonisë në qytet.

Letra në fjalë është e publikuar edhe në website-in dumskaya.net.

Përveç Mitropolitit Agathangjel, letrën e kannë nënshkrues edhe përfaqësues të ndryshëm të Kishës Romano-Katolike Armene dhe Greke, si dhe organizata të tjera të Odesës.

Ndër të tjera, në letër shkruhet se një event i tillë do të ofendonte rëndë ndjenjat fetare të miliona banorëve ukrainas, dhe do të përbënte një provokim të qartë. Gjithashtu, përmendet se sipas Nenit 51 të Kushtetutës Ukrainase, martesa është bashkimi me vullnet të lirë i një burri dhe një gruaje.

“Ligji mbron familjen, fëmijët, mëmësinë dhe atësinë, në përputhje me atë çka thuhet në Bibël për martesën dhe familjen… Ne si të krishterë, jemi të thirrur të mbrojmë dhe të zhvillojmë vlerat e besimit tonë në shoqëri, me qëllim ruajtjen e atmosferës  së paqes dhe prosperitetit, themeli i së cilës është familja e shëndoshë”- është shprehur Mitropoliti Agathangjel, së bashku me përfaqësuesit e tjerë fetarë.

Pas paradës së fundit të këtij lloji, që u bë vitin e kaluar, kreu i Departamentit të Misionarizmit të Dioqezës së Odesës, Atë Oleg Mokryak spërkati rrugët me ujë të bekuar. Ka pasur edhe raste të tjera kur parada të tilla janë anulluar, si p.sh. në vitin 2015.

Në letër shkruhet gjithashtu se parada të tilla homoseksualësh, që bien në kundërshtim me moralin e krishterë të shoqërisë Ukrainase do të shkaktojnë indinjatë dhe zemërim në miliona të krishterë.

Krerët fetarë kanë paralajmëruar edhe për dëmin e madh që iu shkakton fëmijëve fakti që janë të detyruar të shohin “një parakalim të njerëzve me prirje të sëmura seksuale”. Nëse kjo do të realizohet, do të ulet ndjeshëm emri i mirë i këtij qyteti.

Duke shprehur qartë kërkesën e tyre që ky festival të anullohet, krerët fetarë shtojnë se “do të vazhdojmë të lutemi për shpirtrat e këtyre njerëzve, që Perëndia t’i ndihmojë t’i largohen këtij perversioni”.

“Perëndia i Plotfuqishëm ju dhëntë kurajo dhe mençuri, që fenomene të tilla që kërcënojnë vlerat e shoqërisë, familjes dhe martesës të mos ndodhin më kurrë në Odesë”.

Edhe Jerond Serafimi i Manastirit të Kryeengjëllit Mihail në Odesë, që është njëkohësisht kreu i Departamentit të Kishës së Ukrainës për Kishën dhe Kulturën, u shpreh për këtë ngjarje se vërtet Ukraina është vend demokratik dhe gjithsecili ka lirinë e vet, këtu po luftohen vlerat themelore njerëzore .

Megjitatë, sipas Jerondit, Kisha nuk i bën askujt thirrje të ushtrojë dhunë ndaj pjesëmarrësve në evente të tilla, por të jemi gjitnjë të hapur për të ofruar dashuri, mbështetje dhe biseda shpirtërore për t’i ndriçuar.

Padyshim, toleranca ka edhe limitet e saj: ”Odesa është në qytet me shumë vende të shenjta, djepi i shumë asketëve të mvdhenj të Kishës. Duke e ditur këtë, nuk mund ta lejojmë kurrsesi që ky qytet të kthehet në një Sodomë dhe Gomorrë. Perëndia është dashuri, dhe na ka folur shumë qartë për familjen, martesën dhe dashurinë mes burrit dhe gruas, që përbëjnë themelet e jetës njervzore. Kjo mjafton për të kuptuar gjithçka.”

Burimi: http://orthochristian.com/123244.html?fbclid=IwAR0wZGfnIQyYeT_DFIeFmAxbsuV7hYB3zKeOQKgn5E7j-uZJcmrSBjzMSE