/Kampi i parë për vajza në manastiri “Shën Joan Vladimirit” Shijon, Elbasan. Korrik 2024

Kampi i parë për vajza në manastiri “Shën Joan Vladimirit” Shijon, Elbasan. Korrik 2024

Me bekimin e Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe I Gjithë Shqipërisë, Fortlumturisë së Tij, Imzot Anastasit, si dhe nën kujdesin e Mitropolitit të Apollonisë dhe Fierit, Hirësisë së Tij, Imzot Nikolla, në datat 4-11 korrik u zhvilluan kampet verore kombëtare me fjetje për vajza në manastiri “Shën Joan Vladimirit” Shijon, Elbasan. Në këto kampe morën pjesë fëmijë nga Mitropolitë e vendit të grupmoshave 10-13 vjeç. Programi i kampit ishte i larmishëm, ku përfshinte lutje, punë dore, studim biblik, argëtim, etj. Të tilla aktivitete i ndihmojnë fëmijët në rritjen e tyre shpirtërore dhe sociale. Tema e Kampit për këtë vit është “Ju jeni miqtë e mi” (Joani 15:14). Lavdi Perëndisë! Video montazh: Jorgo Kobuzi Korrik 2024