Kampi i dytë për vajza – në manastiri “Shën Joan Vladimirit” Shijon, Elbasan. Me bekimin e Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe I Gjithë Shqipërisë, Fortlumturisë së Tij, Imzot Anastasit, si dhe nën kujdesin e Mitropolitit të Apollonisë dhe Fierit, Hirësisë së Tij, Imzot Nikolla, në datat 15 – 22 Korrik u zhvilluan kampet verore kombëtare në Manastirin “Shën Joan Vladimirit” Shijon, Elbasan. Në këto kampe morën pjesë vajza nga Mitropolitë e vendit të grupmoshave 14-17 vjeç. Programi i kampit ishte i larmishëm, ku përfshinte lutje, punë dore, studim biblik, argëtim, etj. Tema e Kampit për këtë vit ishte “Ju jeni miqtë e mi” (Joani 15:14). Lavdi Perëndisë! Video montazh: Jorgo Kobuzi Korrik 2024