/Jeta dhe Vepra e Shën Efthimit të Madh – Atë Ilia Mazniku

Jeta dhe Vepra e Shën Efthimit të Madh – Atë Ilia Mazniku

OSHËNAR EFTHIMI I MADH – Ashtu si shën Andoni për Egjiptin, disa vite më vonë, ati ynë i shenjtë, Efthimi, ishte themeluesi dhe ati i madh i lëvizjes monakale që do të mbushte shkretëtirën e Palestinës. Iu dha prindërve nga Perëndia, sepse ata për shumë kohë nuk kishin fëmijë dhe, si fryt i lutjeve të tyre, lindi më 378 në Militinë, në Armeninë e Vogël, si shenjë pararendëse e periudhës së gëzueshme dhe paqësore që do të kalonte Kisha, pasi ishte turbulluar për 40 vjet nga persekutimi arian….