Korçës i është shtuar një tjetër pasuri e madhe, ajo e Kishës së Shën Vasilit të Madh në Drenovë.
Tashmë, punimet e nisura prej kohësh kanë përfunduar dhe kjo kishë është gati që të nisë së shpejti kryerjen e shërbesave dhe të Liturgjive Hyjnore për të gjithë besimtarët orthodhoksë në Korçë dhe më gjërë.
Lajmi është bërë i ditur nga faqja ‘Kisha e Shën Thanasit në Korçë’ në rrjetin social facebook. Me bekimin e Mitropolitit të Korçës, Hirësi Joanit, si dhe me mbështetjen e besimtarëve të shumtë, por në veçanti të zotit Vasil Kapuranit, është bërë e mundur ndërtimi i kësaj kishe.
‘Me bekimin e Mitropolitit të Korçës Hirësi Joanit në fshatin Drenovë të Mitropolisë sonë u ndertua ‘Kisha e Shën Vasilit të Madh’ me kontributin e z. Vasil Kapurani si dhe të besimtarëve të tjerë. Kjo Kishë që mban emrin e një prej Eterve të Mëdhenj të Kishës sonë është e vetmja në Mitropolinë e Korçës.
Nesër në datën 25 tetor,në orën 11:00 do të kryhet shërbesa e Vendosjes së Gurit të Themelit ngaMitropoliti Joan. Kush ka mundësi le të vijë të marrë pjesë në këtë bekim tëmadh’-shkruan njoftimi.