/Hyjlindësja Mbretëreshë shëron tumorin në kokë, flet besimtari!

Hyjlindësja Mbretëreshë shëron tumorin në kokë, flet besimtari!

Familja e Panajot dhe Eleni Pieris nga Nikosia e Qipros, bëri një udhëtim të mrekullueshëm për të falenderuar Hyjlindësen Mbretëreshë, ikona e së cilës mbahet në Kishën e Shenjtë të Shën Gjergjit në Karditsa, për shërimin nga tumori në kokë që kishte Panajoti.

Quhem Eleni dhe burri im Panajot Pieris. Perëndia dërgoi tek burri im një provë të madhe. Ai vuajti nga kanceri në kokë dhe vuajti prej disa muajsh me dhimbje… Them që vuajti, pasi pas shumë lutjes, Lavdi Zotit, çdo gjë është mirë tani“.

Lutjet tona drejtuar Hyjlindëses Mbretëreshë, u bënë të mundura. Nga dita që morëm vajin e shenjtë dhe ajazmën nga At Nikolla, çdo ditë i bëja kryqin burrit tim në kokë dhe i jepja të pinte pak ujë të bekuar.

Ndryshimi filloi pak nga pak të duket. Lutjet tona, apo të At Nikollës me të cilin flisnim shpesh dhe thoshte emrat tanë në Pareklisin e Hyjlindëses ishin të dukshme.

Shkuam për të bërë analizat dhe kontrollet, por ndjemë diçka të mirë gjatë pritjes së rezultateve.

Ditët kaluan dhe rezultati doli … Shkuam në datën e caktuar tek mjeku. Me vete kishim ikonën e Hyjlindëses Mbretëreshë, vajin e bekuar dhe ajazmën. Mjeku na dha lajmin e gëzuar: Çdo gjë e pastër dhe e shëruar!

Prandaj erdhëm të falënderojmë Mbretëreshën Hyjlindëse dhe ne dëshirojmë që e gjithë bota të ketë shëndet.

Përkthyer nga Romfea.gr