/Hunedoara, Rumani: 90.000 libra katekizmi janë shpërndarë në çdo familje

Hunedoara, Rumani: 90.000 libra katekizmi janë shpërndarë në çdo familje

Hunedoara, Rumani:  90.000 libra katekizmi janë shpërndarë në çdo familje

Në Hunedoara të Rumanisë, Hirësia e Tij, Episkopi Guria i Devas dhe Hunedoaras ndërmori një përpjekje për t’u thelluar banorëve njohuritë e besimit orthodhoks, të cilin ata e jetojnë dhe dëshmojnë.

Sipas raportimeve të Agjencisë së Lajmeve “Basilica” (të Kishës Orthodhokse Rumune) çdo familjeje iu shpërndanë libra katekizmi falas, të shoqëruara edhe me një dedikim personal të shkruar nga vetë Hirësia.

Atë Gabriel Miricesku, i cili gjithashtu shërben në këtë Dioqezë, shtoi se shpërndarja  e librave u bë në bazë të projektit “Le të njohim besimin tonë”. Bashkangjitur, çdo familjeje iu dha edhe një letër, në të cilën shpjegohej arsyeja se përse ua dhanë librat.

“Hirësia gjen çdo ditë kohë për të shkruar dedikime në kopjet këtij libri, të cilat më pas u shpërndahen familjeve, bashkë me letrën sqaruese.

Deri tani është shpërndarë më shumë se 90% e 90.000 kopjeve. Ky projekt filloi që në vitin 2017. Shpërndarja e librave të katekizmit përbën edhe përpjekjen e parë të Episkopit Guria për të thelluar më tej njohuritë e besimtarëve mbi besimin orthodhoks. Në fazën tjetër, e cila do të fillojë vitin e ardhshëm, planifikohet shpërndarja e Dhiatës së Re dhe Psalmeve.

Librat shpërndahen nëpër enori, sipas listave emërore të familjeve të besimtarëve që mbajnë priftërinjtë e enorive. Ato janë botuar nga Instituti biblik dhe misioni orthodhoks (Bible Institute and the orthodox mission) dhe mund të blihen edhe online.

Librat në fjalë kushtojnë 5.95 $ (25.50 lei), që do të thotë se Dioqeza ka shpenzuar rreth $535.000 $ për to.

Burimi: https://orthochristian.com/124071.html