/Hirësi Nikolla – Në të kremten e Apostujve të shenjtë Pjetri dhe Pavël.

Hirësi Nikolla – Në të kremten e Apostujve të shenjtë Pjetri dhe Pavël.

Në të kremten e Apostujve të shenjtë Pjetri dhe Pavël, u mbajt Mesha e Shenjtë në nder të Apostujve në kishën me po të njëjtën emër, në fshatin Shën Pjetër.
Mesha u mbajt nga Mitropoliti i Apollonisë dhe Fierit Imzot Nikolla, si edhe priftërinjtë Atë Niko Mandro, Atë Dhimitër Loshi dhe Dhjakon Nikolla Davidhi! Pjesëmarrës ishin besimtarë nga zona, Fieri, si edhe fëmijët kampistë të zonës së Roskovecit, Marinzës dhe Sheqishtes!
Në fund të Meshës Hirësi Nikolla, në një fjalim të shkurtër theksoi rëndësinë e të qënit të Krishterë dhe identitetit tonë në shoqëri dhe komunitet!
Pas mbarimit të Meshës, mes gëzimit të së kremtes së festës së Apostujve të shenjtë të Kishës sonë, këtij gëzimi u bashkuan edhe 9 engjëj të rinj të cilët u pagëzuan dhe u bënë pjesëtarë të rinj të mistereve të Kishës! Pagëzimet u bënë nga Mitropolit Nikolla, Atë Dhimitër Loshi si edhe Dhjakon Nikolla Davidhi!
Falenderojmë Perëndinë për mrekullitë e Tij të pafundme!
Falenderojmë prindërit për besimin e tyre tek aktivitetet tona, si edhe pjesëmarrjen e tyre në organizimin e kampit!