/Hierarkë të Sinodit të Shenjtë të Kishës së Greqisë vizitojnë Kryepiskopin Anastas.

Hierarkë të Sinodit të Shenjtë të Kishës së Greqisë vizitojnë Kryepiskopin Anastas.

Hierarkë të Sinodit të Shenjtë të Kishës së Greqisë vizitojnë Kryepiskopin Anastas. Në emër të Sinodit të Kishës Orthodhokse të Greqisë, Hirësitë e tyre Mitropolitët e Nafpaktës dhe Shën Vlashit z. Jerothe dhe të Dhimitriadhës dhe Almirës z. Ignat vizituan sot Fortlumturinë e Tij, Kryepiskopin Anastas, të cilit i përcollën dashurinë e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Athinës, z. Jeronim dhe lutjet e uratat e Etërve të Sinodit të Shenjtë të Greqisë për rikthimin e shëndetit të tij. Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Anastas falenderoi përzemërsisht anëtarët e Sinodit të Shenjtë, duke përmendur më tej se u është sinqerisht mirënjohës të gjithë atyre që luten për shërimin e tij të shpejtë. Burimi: Romfea.gr