/Gjurmë të krishtërimit, Bazilika e BEZISTANIT

Gjurmë të krishtërimit, Bazilika e BEZISTANIT

Në mes të qytetit të Elbasanit është zbuluar mozaiku i Bazilikës paleokristiane.

Specialistë të Institutit të Monumenteve të Kulturës së bashku me studiuesen franceze Marie Patrisia Raynaud hapen mozaikun e Bazilikës Paleokristiane në qendër të qytetit të Elbasanit.

Grupi i specialistëve kanë studiuar dhe dokumentuar të gjitha të dhënat e këtij mozaiku i cili, sipas studiueses franceze është më i bukuri në Shqipëri dhe më tej.

I zbuluar në vitin 2007 si një nga mozaikët më të bukur në vend, synimi kryesor ka qenë qasja ne te dhe tërheqja e turisteve. Në lidhje me këtë studiuesja franceze jep sugjerimet e saj.

“Mozaiku duhet të ruhet aty ku ndodhet, pra jo të hiqet dhe të vendoset në muze, sepse ai ende është në kushte shumë të mira, këtu në brendësi të kishës. Ne mendojmë që gjëja më e mirë është që njerëzit ta shohin mozaikun, por ai nuk duhet të preket nga uji, shiu apo mbeturinat. Pra më e mira është që mozaiku të ketë një tip mbulese nga e cila mund ta shohësh atë, por jo ta prekësh”, shtoi Marie Patrisia Raynaud.

Pjesë e rëndësishme e projektit është ruajtja e tij dhe frenimi i degradimit të mëtejshëm. Instituti i Monumenteve është duke restauruar pjesët e rrezikuara për të shmangur rrëshqitjet e tyre dhe prishjen e copëzave të mozaikut.