Ditën e sotme gazeta e përditshme dhe portali online “Dita” boton një shkrim të mbushur me akuza të rëndomta dhe për më tepër me fjalor banal ndaj Kreut të Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë Pr. Dr. Anastasit i cili ditën e Diel në mbrëmje datë 8 Tetor 2023 mbërriti në aeroportin e Athinës “Elefterios Venizelos” me ftesë të Fortlumturisë së Tij Kryepiskopit të Athinës dhe Gjithë Greqisë z. Jeronimi me qëllim pjesëmarrjen në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare të organizuar nga Sinodi i Shenjtë i Kishës së Greqisë me rastin e 100-vjetorit të revistës “Theology”. Kisha e Greqisë kishte organizuar në aeroport pritje zyrtare për të gjitha delegacionet, përfaqësuesit e Kishave në të gjithë botën ku Kryepiskopi i Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë nuk bënte përjashtim.
Ndjejmë keqardhje por edhe habi se si disa njerëz “të vegjël”, të papërfillshëm në shoqërinë tonë, të mbushur me mllef dhe urrejtje primitive ende mbas tre dekadave përbaltosin dhe shpifin ndaj personalitetit më të ndritur të Orthodoksisë botërore por edhe të mbarë Krishtërimit në tërësi Pr. Dr Anastasit Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit edhe i Gjithë Shqipërisë
Radio Ngjallja
– Pritja që i rezervohet Kryepiskopit Anastas dhe Patriarkut Ekumenik Vartholomeut