Gjatë vitit 2018, Kisha Orthodhokse në Greqi dhuroi më shumë se 121 milion euro për bamirësi
Në statistikat e nxjerra nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Greqisë, rezultoi se më shumë se një milion njerëzve në të gjithë vendin Kisha u ofron ndihma të llojeve të ndryshme, kryesisht produkte ushqimore.
Tashmë në Kishën e Greqisë renditen më shumë se 98.000 shërbime bamirësie, si p.sh. ofrimet e grumbulluara nëpër enori të ndryshme, vaktet që u dërgohen njerëzve në nevojë në banesat e tyre etj.
Komiteti sinodik i Kishës shpalli zyrtarisht se përgjatë vitit 2018 u ofruan më tepër se 121 milion euro për ndihma humanitare, në programe të ndryshme ku morën pjesë rreth 15.000 vullnetarë.