/Forumi i Turizmit Religjioz në Kolegjin Universitar “Logos”

Forumi i Turizmit Religjioz në Kolegjin Universitar “Logos”

FORUMI I TURIZMIT RELIGJIOZ NË KOLEGJIN UNIVERSITAR “LOGOS” – RADIO NGJALLJA NGA: JOANA MOLLA Të shtunën më 5 nëntor, Departamenti i Theologjisë dhe Kulturës prezantoi në sallën e Amfiteatrit të Kolegjit Universitar “LOGOS” nismën e tij për krijimin e një forumi për Turizmin Religjioz, si pjesë e Masterit të Shkencave në “Turizmin Religjioz”. Qëllimi kryesor i forumit është rritja e ndërgjegjësimit për Turizmin Religjioz në Shqipëri dhe aplikimi i një nyje bashkëpunimi midis institucioneve dhe akademikëve, të cilët janë të specializuar në sektorin e turizmit. Të pranishëm në këtë event ishin zv/ministrja e Turizmit dhe Mjedisit zonja Vilma Bello, përfaqësues të disa komuniteteve fetare, përfaqësues të agjensive turistike, akademikë dhe studentë. REALIZIM I RADIO NGJALLJA, NËNTOR 2022 VIDEO: JORGO KOBUZI, ANASTAS MOÇI MONTAZH: JOANA MOLLA KOLEGJI UNIVERSITAR “LOGOS”