/Fjeti paqësisht më Zotin Jerond Efremi i Arizonës

Fjeti paqësisht më Zotin Jerond Efremi i Arizonës

Fjeti paqësisht më Zotin Jerond Efremi i Arizonës

Mëngjesin e së dielës së kaluar, në Arizonë të SHBA-së, fjeti më Zotin atë Efremi.

Arkimandrit Efremi (Moraitis) (i lindur Joan Moraitis) (24 Qershor 1927- 8 Dhjetor 2019) ishte jerondi i manastirit të Filotheut në Malin e Shenjtë, atë shpirtëror i shumë manastireve të Malit të Shenjtë dhe në vende të ndryshme në Greqi, si dhe themelues i shumë manastireve në Shtetet e Bashkuara. Së fundmi ai jetonte në Manastirin e shën Andoni në Arizonë.

Atë Efremi kaloi 71 vjet të jetës së tij në përkushtim të plotë ndaj Krishtit, si hieromonak, dhe drejtoi grigjën e Perëndisë si atë shpirtëror për më shumë se 50 vjet. Ishte nxënës i shën Josif Isihastit në Malin e shenjtë, dhe jetoi në bindje ndaj tij për 12 vjet, derisa shenjtori ndërroi jetë më 1959.

Jerondi shkroi shumë libra për përjetimet dhe përvojën e tij, si dhe homeli të shën Josifit.