/Fjala përshëndetëse e Kryepiskopit Anastas në Fronëzimin e Mitropolitit të Ri të Beratit, Hirësi Asti

Fjala përshëndetëse e Kryepiskopit Anastas në Fronëzimin e Mitropolitit të Ri të Beratit, Hirësi Asti

FJALA PERSHENDETESE E KRYEPISKOPIT TE TIRANES, DURRESIT DHE GJITHE SHQIPERISE, FORTLUMTURISE SE TIJ, Z. ANASTAS NE FRONEZIMIN E MITROPOLITIT TE RI TE BERATIT Katedralja e Shën Dhimitrit, Berat 21.11.2024 video A. Dimroçi Fjala e Kryepiskopit Anastas në ditën e Fronëzimit të Hirësi Astit si Mitropolit i Beratit, Vlorës dhe Kaninës në katedralen e “Shën Dhimitrit” në Berat më 21 Nëntor 2024. ‘Sjellë në mendjen time momente të para 33 viteve kur për herë të parë pata gëzimin që të vij në Berat, shumë të rinj kishin vendosur që të pasonin Kryepiskopin e ri dhe në vazhdim të këtyre viteve kisha bekimin e madh të prezencës dhe të bashkëpunimit të këtyre njerëzve të zgjedhur. Asti ishte njëri prej tyre dhe sot është një gëzim shumë i madh kur sjellë ndërmend se babai i Astit ishte nga Berati. Jam shumë i gëzuar dhe mirënjohēs për këtë familje të zgjedhur për Zoi Bakallbashin dhe bashkëshorten e tin Jolanda që na dhuruan këtë njeri të mrekullueshëm që të jetë në shërbimin e Kishës. Për më shumë se 20 vjet ai është në shërbim të Kishës si dhjak, kryedhjak, prift, Episkop ndihmës dhe unë jam shumë mirënjohës dhe dua të falenderoj Perëndinë për dhuratat e shumta me të cilat e ka pajisur atë. Jam shumë i bindur se do të vazhdojë veprën e shkëlqyer të paradhësit të tij, vëllait të tij Ignat i cili me shumë përkushtim shërbeu në këtë Mitropoli të Shenjtë dhe që do të ketë kujdes që do të jetë gjithmonë në vendin dhe në formën e Krishtit sepse ky është roli i Episkopit. Në emër të të gjithëve ne që jemi këtu dhe përshëndesim këtë fillim të punës së tij në këtë Mitropoli dua ta uroj por edhe t’i kujtoj se vepra e tij duhet të jetë gjithmonë një vepër bese. Mundi i tij të jetë gjithmonë një mund dashurie. Shpresa e tij të jetë gjithmonë e lidhur me durimin. Nuk është fare i lehtë roli i Episkopit në ditët e sotme aq më tepër në një vend kaq të rëndësishëm siç është ky qytet dhe kjo Mitropoli. Dhe kur u bë zgjedhja e tij më erdhën ndërmend disa fjalë që janë udhërrëfyese për të gjithë ne. Këtë burim e ka përshkruar Apostull Pavli në Letrën e tij dërguar Efesianëve: “Prandaj unë bie në gjunjë përpara Atit prej të cilit merr jetë çdo krijesë në qiej e në tokë. Perëndia ju dhëntë sipas pasurive të lavdisë së Tij dhe përmes Shpirtit të Tij ju bëftë më të fortë shpirtërisht. Krishti banoftë në zemrat tuaja përmes besimit në mënyrë që të rrenjosur e të themeluar në dashuri të mund të kuptoni bashkë me të gjithë të shenjtët se cila është gjerësia, gjatësia, lartësia, thellësia e dashurisë së Krishtit. Lutem që të njihni dashurinë e Krishtit e cila tejkalon çdo dije që të mbusheni me gjithë plotësinë e Perëndisë që të mund të bëjë shumë më tepër se gjithçka që i kërkojmë ose mendojmë falë fuqisë që vepron në ne. Atij i qoftë lavdia përmes Kishës dhe përmes Krishtit Jisu për të gjitha brezat në shekuj të shekujve. Amin”. (Efesianëve 3:14-21). Ky është sekreti i një jete të sukseshme të Episkopit por edhe i çdo të krishteri. Shumë dashuri, më shumë gjatësi, gjerësi, dhe thellësi në dashuri sepse ky është kuptimi i jetës sipas Zotit. Nuk janë të lehta këto gjëra, ashtu si çdo gjë e çmuar është edhe e vështirë, por shpresa jonë mbështetet në prezencën e vazhdueshme të Zotit Jisu Krisht që është kreu i Kishës sonë. Prandaj me këtë durim ne qëndrojmë në fjalët e Apostull Pavlit që i jep lavdi Zotit në jetë të jetëve. Amin. Lutemi që urimi jonë të shoqërojë në çdo hap veprën baritore të vëllait tonë të dashur Astit’. I denjë!