“Në analizën mjaft të bukur të pasazhit të Ungjillit të sotëm, dua që të shtoj një koment të shkurtër: Brenda shumë gjërave që na bën përshtypje nga kjo histori është heshtja e Jisuit, heshtja e Tij e zgjatur ndaj dhimbjes dhe thirrjes që kishte kjo grua. Edhe natyrshëm lind pyetje: Përse Zoti tregohet kaq i ashpër me të? Por kjo heshtje kthehet në një sondë e cila depërton brenda shpirtit të kësaj gruaje për të nxjerrë nga thellësia e shpirtit të saj gjëra që janë mjaft të bukura – durimin e saj, përulësinë e saj edhe në rast se doni shpejtësinë e mendimit se si ajo mendon dhe i përgjigjet Zotit që lidhet me një besë e cila është e thellë dhe me një besim shumë të madh. Vëllezërit e mi, edhe ne shumë raste hasim një heshtje të çuditshme nga ana e Perëndisë në lutjet tona, në sëmundjet tona, në rrugët tona pa krye. Të mos shqetësohemi për këtë gjë që vjen me kaq vonesë. Dhe shqetësimi i madh ka krijuar pikërisht një lloj përgjigje për këtë lloj shqetësimi kaq të madh që ka krijuar kjo lloj sëmundje e tejzgjatur e pandemisë. Ka një kuptim brenda kësaj heshtje që ka Zoti. Nuk e dimë këtë menjëherë se çfarë është por këtë kemi për ta mësuar se çfarë është më vonë. Por është ajo gjendja e mbartur e njerëzimit që reflekton brenda kësaj dhe na jep kuptimin që s’duhet të humbim veten brenda zënkave, konflikteve edhe gjërave të tjera që nuk kanë lidhje. Le të ruajmë këtë si element bazë të besës sonë! Perëndia hesht por nuk harron dhe as tregohet indiferent, por duhet që brenda kësaj kohe që besa jonë të bëhet më e thellë dhe më e pjekur që të na thotë në çastin e duhur – E madhe është besa jote dhe u bëftë ajo që ti kërkon! Me më shumë besë, me më shumë durim, me më shumë paqe dhe me më shumë shpresë”!
Kryepiskopi Anastas Në të dielën e 17 të Mateut (Gruaja kananease), Mateu kapitulli 15: 21-28E diel, 6 shkurt 2022, Katedralja “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, Radio Ngjallja, Shkurt 2022
UNGJILLI – Mateu 15:21-28. Edhe Jisui, si doli andej, iku në anët e Tirit e të Sidonës. Edhe ja një grua kananease tek doli nga ato kufij, e i thërriste duke thënë: Përdëllemë, o Zot, bir i Davidit. Ime bijë mundohet keq prej demonit. Po ai nuk iu përgjigj asaj asnjë fjalë.Edhe nxënësit e tij erdhën pranë e i luteshin, duke thënë: Lëshoje atë, sepse po thërret prapa nesh.Por ai u përgjigj e tha: Nuk u dërgova gjetiu, veç te dhentë e humbura të shtëpisë së Izraelit. Pastaj ajo erdhi e i falej atij, duke thënë: Zot, ndihmomë. Por ai u përgjigj e tha: Nuk është mirë të marrë njeriu bukën e fëmijëve, e t’ua hedhë këlyshëve të qenve.Edhe ajo tha: Po, Zot; por edhe këlyshët e qenve hanë nga thërrimet që bien nga tryeza e zotërinjve të tyre. Atëherë Jisui u përgjigj e i tha asaj: O grua, besa jote është e madhe; t’u bëftë si do. Edhe e bija u shërua që në atë çast.