/Fjala e Kryepiskopit Anastas – E Diela e tretë e Kreshmës – Falja e Kryqit

Fjala e Kryepiskopit Anastas – E Diela e tretë e Kreshmës – Falja e Kryqit

Në traditën tonë Orthodhokse, Kryqi është në të njëjtën kohë simbol i Kryqëzimit por edhe i Ngjalljes. Në Kishën tonë Orthodhokse, në traditën tonë nuk qëndron ai mendimi që Krishti i kryqëzuar që duket sikur nuk zbriti asnjëherë nga Kryqi. Dhe në këtë Kryq, në këtë simbol që na shoqëron gjatë gjithë jetës tonë pikërisht është kjo simbolikë. Me dhimbjen dhe me vuajtjen e Kryqit neve jemi në një marshim të pandërprerë me fuqinë e Kryqit shkojmë drejt Ngjalljes. Është një çiftëzim ose një bashkim shumë i rëndësishëm i realitetit të botës së sotme. Ne të Krishterët nuk jetojmë në një botë siç e fantazojmë ne ose fantazmagorike, ne jetojmë në një realitet që është i dhimbjes por nëpërmjet fuqisë së Kryqit dhe durimit ne e tejkalojmë atë dhe shkojmë drejt Ngjalljes. Dhe kjo Ngjallje tashmë është karakteristika kryesore e jetës tonë. KRYEPISKOPI ANASTAS E Diela e tretë e Kreshmës – Falja e Kryqit 19 Mars 2023 Katedralja “Ngjallja e Krishtit” Tiranë