APOSTULLI – 2 Korinthianëve 1:8-11.
Sepse nuk duam të mos dini, o vëllezër, për shtrëngimin tonë që na ndodhi në Azi, se vuajtëm jashtë mase, përmbi fuqinë tonë, aq sa u dëshpëruam edhe për jetën.
Po ne në veten tonë kishim marrë vendimin e vdekjes, që të mos kemi shpresë në veten tonë, po në Perëndinë që ngjall të vdekurit; i cili na shpëtoi prej një vdekjeje kaq të madhe, edhe na shpëton; në të cilin shpresojmë se edhe prapë do të na shpëtojë, kur të na ndihmoni edhe ju me lutjet për ne, që të bëhen falënderime për ne prej shumë vetash për dhuratën që na u dha me anë të shumë njerëzve.
* * * * *
UNGJILLI – Llukai 9:1-6.
Edhe Jisui, si thirri pranë të dymbëdhjetë nxënësit e tij, u dha fuqi e pushtet mbi gjithë demonët, dhe të shëronin sëmundje. Edhe i dërgoi që të predikonin mbretërinë e Perëndisë e të shëronin të sëmurët.
Edhe u tha atyre: Mos mbani gjë udhës, as shkopinj, as trastë, as bukë, as argjend, as të mos keni nga dy palë rroba. Edhe në atë shtëpi që të hyni, qëndroni atje, edhe prej andej dilni.
Edhe sa vetave të mos ju presin, kur të dilni prej atij qyteti, shkundni edhe pluhurin prej këmbëve tuaja, për dëshmi kundër tyre.
Edhe ata, si dolën, shkonin fshatrave, duke dhënë lajmin e mirë, e duke shëruar kudo.