/E SHTUNË, 4 DHJETOR 2021 – LEXIMET BIBLIKE

E SHTUNË, 4 DHJETOR 2021 – LEXIMET BIBLIKE

JEMI NË KRESHMËN E KRISHTLINDJES

(15 NËNTOR – 25 DHJETOR)

APOSTULLI – Galatianëve 3:23-4:5.

Edhe përpara se të vinte besimi, ruheshim nën ligj, të mbyllur brenda në besimin, i cili ishte për t’u zbuluar. Prandaj ligji u bë mësuesi ynë në Krishtin, që të drejtësohemi prej besimit. Por si erdhi besimi, nuk jemi më nën mësues.

Sepse të gjithë ju jeni bij të Perëndisë me anë të besimit që është në Krishtin Jisu. Sepse sa u pagëzuat në Krishtin, në Krishtin u veshët. Nuk ka më Jude, as Grek; nuk ka më shërbëtor, as të lirë; nuk ka më mashkull e femër; sepse ju të gjithë jeni në Krishtin Jisu. Edhe në jeni ju të Krishtit, atëherë jeni farë e Abrahamit dhe trashëgimtarë sipas premtimit.

Edhe them se, sa kohë trashëgimtari është foshnjë, nuk dallon fare nga shërbëtori, ndonëse është i zoti i të gjithave; por është nën mbikqyrës e kujdestarë, deri në kohën e caktuar nga i ati. Kështu edhe ne, kur ishim foshnja, ishim robër nën elementë të botës; po kur erdhi plotësia e kohës, Perëndia dërgoi të Birin, që lindi prej gruaje dhe që ishte nën ligj, që të shpërblejë ata që ishin nën ligj, që të marrin birësinë.

* * * *

UNGJILLI – Marku 5:24-34.

Edhe ai shkoi bashkë me të; edhe turmë e madhe i vinte pas dhe e shtrëngonte.

Edhe një grua që kishte rrjedhje gjaku dymbëdhjetë vjet, edhe që kishte hequr shumë nga shumë mjekë, edhe që kishte prishur gjithë ç’kishte pasur, edhe që s’kishte parë asnjë dobi, po ishte bërë edhe më keq, kur dëgjoi për Jisuin, erdhi në mes të turmës nga pas, edhe preku rrobën e tij.

Sepse thoshte me vete se edhe rrobat e atij në preksha, do të shpëtoj. Edhe përnjëherë u tha burimi i gjakut të saj, edhe e ndjeu në trup se u shërua nga sëmundja. Edhe Jisui përnjëherë, si e kuptoi në vete fuqinë që doli nga ai, u kthye nga turma, e thoshte: Kush më preku rrobat?

Edhe nxënësit e tij i thoshin: Sheh turmën që të shtrëngon, edhe thua kush më preku? Po ai vinte re përqark që të shohë atë që bëri këtë. Edhe gruaja duke u trembur e duke u dridhur, sepse e dinte se ç’ishte bërë tek ajo, erdhi e i ra ndër këmbë, edhe i tha gjithë të vërtetën. Edhe ai i tha: Bijë, besimi yt të shpëtoi; shko në paqe, edhe ji e shëndoshë nga sëmundja jote.