U kremtua me solemnitet shërbesa e Mbrëmësores, Litania e Ikonës dhe Bekimi i Pesë Bukëve në të Kremten e Madhe të Ungjillëzimit të Hyjlindëses Mari në kishën me të njëjtin emër “Ungjillizimi i Perëndilindëses Mari” në Tiranë nën drejtimin e Episkopit të Bylisit Hirësi Asti dhe klerikë të Kryepiskopatës së Hirshme të Tiranës.
Kryepiskopi Anastas thotë: ‘Jeta e Nënës së Zotit, si një shembull i jetës së Krishterë, por pse?
Së pari, Hyjlindësja është një shembull për çdo qënie njerëzore, që i bindet fjalës së Perëndisë. Kjo është e rëndësishme për ne. Ne jemi të Krishterë. Ne jemi të Krishterë Orthodoksë dhe kjo do të thotë, që ne duhet të pranojmë dhe të jemi të bindur ndaj fjalës së Perëndisë. Edhe Perëndia na flet nëpërmjet Ungjillit të Tij.
Së dyti, Nëna e Zotit, është një model lutjeje, e cila ishte gjithmonë me Krishtin, jo vetëm fizikisht por edhe shpirtërisht – në mrekullinë e parë të Zotit tonë në dasmën në Kana të Galilesë, Ajo merr iniciativën: Ajo ishte aty. Dhe kjo gjithashtu, është shumë e rëndësishme për ne – ne jemi të Krishterë, prandaj duhet të qëndrojmë në Kishë. Pjesjmarrja aktive në jetën e Kishës është e mëse e domosdoshme për shpëtimin tonë – jo vetëm leximi i Shkrimi i Shenjtë me anë të cilit Zoti na flet, por edhe pjesmarrja jonë në jetën sakramentale të Kishës.
Dhe së treti, Nëna e Zotit është një shembull i bindjes ndaj Birit të saj. Dhe kjo është gjithashtu e rëndësishme për ne, sepse ne kemi Shkrimin e Shenjtë – Fjalën e Perëndisë; kemi jetën e Kishës; dhe gjithashtu kemi Etërit tanë (Peshkopët, klerikët). Është e rëndësishme dhe e nevojshme që ne të tregojmë bindje ndaj peshkopit, sepse ai është në Kishë – ikona e Krishtit. Le të jemi besnikë. Le të jemi të bindur. Le ta pranojmë Ungjillin si fjalën e Zotit dhe jetën e Kishës si komunitet dashurie dhe le të ndjekim fjalët e Etërve tanë, në mënyrë që të jemi dishepuj të vërtetë të Krishtit. Amin