/E kremtja e Shën Andonit dhe dita e emrit të Mitropolitit Andon!

E kremtja e Shën Andonit dhe dita e emrit të Mitropolitit Andon!

U festua me gëzim të veçantë e Kremtja e Shën Andonit të Madh, Oshenar si dhe dita e emrit e Imzot Andonit, Mitropolitit tonë në kishën e Shën Athanasit në Elbasan.


Me këtë rast besimtarë të shumtë nga qyteti por dhe nga Tirana kishin ardhur për të festuar së bashku.
Në fund ishte përgatitur dhe një kokteil nga besimtarët për këtë rast.
I urojmë vite të shumta e të bekuara Imzot Andonit.