/E diela V e Mateut – Predikim Nga Mitropoliti i Beratit Imzot Ignati – Lexon Episkopi i Bylisit Asti

E diela V e Mateut – Predikim Nga Mitropoliti i Beratit Imzot Ignati – Lexon Episkopi i Bylisit Asti

E diela V e Mateut (Shërimi i dy të demonizuarve). – Predikim Nga Mitropoliti i Beratit Imzot Ignati – Lexon Episkopi i Bylisit Asti APOSTULLI – Romakëve 10:1-10. Vëllezër, dëshira e zemrës sime, edhe lutja që i bëj Perëndisë për Izraelin, është për shpëtim të tyre. Sepse dëshmoj për ata se kanë zell për Perëndinë, po jo me vetëdije.Sepse duke mos njohur drejtësinë e Perëndisë, edhe duke kërkuar të vendosin drejtësinë e tyre, nuk iu bindën drejtësisë së Perëndisë. Sepse fundi i ligjit është Krishti, për drejtësi tek cilido që beson.Sepse Moisiu shkruan për drejtësinë që është prej ligjit: “Se njeriu që bën këto, do të rrojë me anë të tyre”. Po drejtësia që është prej besimit thotë kështu: “Mos thuaj në zemrën tënde: Kush do të ngjitet në qiell?” domethënë, që të zbresë Krishtin. Apo: “Kush do të zbresë në humnerën e pafund?” domethënë, që të sjellë lart Krishtin prej së vdekurish. Po ç’thotë? “Fjala është afër teje, në gojën tënde e në zemrën tënde”, domethënë, fjala e besimit që predikojmë; se në rrëfefsh me gojën tënde Zotin Jisu, edhe në besofsh në zemrën tënde se Perëndia e ngjalli atë prej së vdekurish, do të shpëtosh. Sepse njeriu beson me zemër për drejtësi, edhe me gojë rrëfehet për shpëtim.