/E Diela e Lidhjes së Mishit

E Diela e Lidhjes së Mishit

E Diela e Lidhjes së Mishit                       Matth. 25:31-46

Ungjilli i Gykimit të fundit dhe të përgjithshëm


Vëllezër dhe motra më Krishtin. Periudha liturgjike në të cilën kemi hyrë, është udhëtimi i çdo njërit prej nesh drejt Pashkës së Zotit. Udhëtim, që paraprihet nga një kohë intensive liturgjike, për të na përgatitur të gjithëve për takimin me Zotin e ngjallur. Një periudhë ekzaminimi, pendimi dhe pastrimi shpirtëror, për të menduar pak më thellë se kush jemi dhe se kush është destinacioni ynë? Për çfarë ne jemi krijuar dhe cili është qëllimi i ekzistencës sonë?


Fillimi i Triodit me paravolinë e Kumerqarit dhe Fariseut, na tregon madhështinë e përulësisë, jo si një gjendje e të qenurit kokëulur sikundër shpesh keqkuptohet, por si një njohje e thellë dhe tërësore e të qenit mëkatarë. Mos dallimi i mëkatit dhe i asaj që bernda nesh diçka nuk shkon mirë, është sëmundja më e madhe shpirtërore e njeriut, e cila vjen si pasojë e krijimit të një pseudoveteje, ku gjithsecili dëshiron të shohë veten e tij, si më i miri i të mirëve. Kjo krenari dhe ky mendim i lartë për veten, shpesh na çon në poshtërimin dhe përçmimin e të tjerëve. Kushdo që mendon, se është diçka më shumë se të tjerët, i sheh të tjerët me përbuzje. Çdo njeri që ka një mendim shumë të lartë për veten, egërsohet kundër të tjerëve. Vetëm përulësia, që është një vetënjohje e lartë mund ta çlirojë njeriun nga vargonjtë e egoizmit, krenarisë dhe vetëmburjes dhe çdo njeri që jeton në këtë botë ka nevojë për pendim.


Ndërsa e diela që lamë pas, na ofron një shembull dhe model të fortë pendimi, si proces shërimi dhe ardhjeje në vete. Proces, që nuk mund të ndodhë pa kaluar më parë nëpërmjet përunjësisë. Vetëm vetënjohja dhe idetifikimi sëmundjes nga e cila vuajmë, mund të na orientojë dhe drejtojë drejt shërimit me anën e pendimit, si medikameti i vetëm për të çliruar shpirtin nga vargonjtë e rrobërisë të përhumbjes shpirtërore dhe i rigjetjes së vetes sonë. Një kthjellim i brendshëm, për të përmbushur qëllimin tonë të ekzistencës, që është takimi dhe bashkim i ynë personal me Zotin. Gjithsekush nga ne, është krijuar për të përmbushur këtë qëllim dhe pendimi është dera e rikthimit tonë drejt qëllimit dhe arsys së qenies sonë, si një riorientim i vazhdueshëm drejt Perëndisë, i cili është fillimi dhe fundi i çdo krijese.


Ndërsa Ungjilli i së dielës të sotme, që është e diela e të Lidhurit të Mishit, na kujton të gjithëve gjyqin e fundit. Kisha sot, na fton të ndërgjegjësohemi mbi gjykimin e fundit, që pavarësisht, se në kohën dhe shoqërinë moderne konsiderohet si shumë folklorik, do të jetë i pashmangshëm për çdo krijesë njerëzore. Gjyqi është real, dhe këtë Zoti na i ka zbuluar nga dashuria, askush në atë moment nuk mund të thotë se nuk e dija. Krishti, na ka zbuluar në ungjill gjithçka që është e vlefshme për shpirtin tonë, prandaj le të mendojmë pak më gjatë mbi jetën e tonë. Krishti do të vijë, sepse ka premtuar dhe ajo që ne pohojmë në Simbolin e Besës është se, ne presim Ardhjen e Tij të Dytë. Por nga ana tjetër edhe jeta jonë e mbidheshme do të ketë një fund, sado gjatë që të jetojmë, një ditë do të paraqitemi para Zotit. Dhe Ungjilli i sotëm na tregon dhe na kujton për paraqitjen tonë përpara Zotit, qoftë paraqitjen tonë personale, qoftë gjyqin e fundit të përgjithshëm. Si do që ne ta mendojmë, kjo do të jetë ngjarja finale e jetës sonë, e cila do të tregojë vlefshmërinë e veprave tona. Çdo gjë që ne kemi bërë në jetë do të jetë realisht e vlefshme nëse do të na bëjë të vlefshëm përpara Zotit, në të kundërt nuk do të ketë asnjë vlerë.

Të gjitha këndimet e mëngjesores, i referohen kësaj ngjarjeje, duke na kujtuar pashmangshërinë e saj dhe duke na ndihmuar që të pregatitemi për të pritur takimin tonë me Zotin.  


Ungjilli i sotëm, tregon se kur të vijë Biri i Njeriut do të gjykojë të gjitha kombet. Gjyqi i fundit, do të jetë i përgjithshëm. Aty thuhet që do të ndahen delet nga dhitë, pra të drejtët nga të padrejtët dhe Gjykatësi do t’iu thotë të drejtëve: “Ejani tek Unë dhe trashëgoni Mbretërinë që është përgatitur për ju, sepse isha i zhveshur dhe më veshët, isha i urritur dhe më ushqyet, isha në burg dhe i sëmurë dhe erdhët dhe më vizituat”. Të drejtët do të habiten dhe do t’i thonë: “Zot ku të pamë ne ty dhe t’i bëmë të gjitha këto gjëra” – dhe Krishti iu përgjigjet – “Cilido që ia keni bërë, mi keni bërë Mua”. Ndërsa të padrejtëve do t’iu thotë” “Largohuni prej meje, sepse isha i zhveshur dhe nuk më veshët, isha i urritur dhe nuk më ushqyet, isha në burg dhe i sëmurë dhe nuk erdhët të më vizitonit”. Të njëjtën habi do të shprehin edhe të padrejtët dhe do të thonë: “Kur të pamë o Zot dhe nuk t’i bëmë të gjitha këto”, – por Krishti iu përgjigjet se: – “nëse nuk iu a keni bërë këtyre të vegjëlve, nuk mi keni bërë as mua”.


Ungjilli i sotëm tregon bazën e doktrinës së krishterë. Së pari na dëshmon se kriteri i gjykimit është dashuria dhe së dyti, na tregon se Zoti identifikohet me nevojtarët. Në këtë paravoli, jepet qartë misteri i doktrinës së krishterë mbi personin. Çdo njeri është krijuar sipas imazhit të Shën Trinisë. Arsyeja që ne urrejmë, fyejmë apo pëçmojmë të tjerët, është sepse, ne nuk dallojmë dot Krishtin tek personat e tjerë. Nëse ne arrijmë të shohim Krishtin tek çdo njeri, pavarësisht statusit shoqëror që ai ka, kjo do të thotë, se e kemi përmbushur qëllimin për të cilin jemi krijuar, të gjitha të tjerat janë pa vleftë. Por për fat të keq, ndodh, që njerëzit e shikojnë fenë vetëm si një ritual të jashtëm dhe si një vend ku mësohet një lloj morali apo sjellje e mirë.


Mësimi dhe predikimi i Kishës Orthodhokse, nuk është një mësim etik, se si ne të bëhemi njerëz të mirë. Veprat e mira në botën othodhokse nuk vijnë si rrjedhojë e sforcimit edukativ dhe intelektual të njeriut, dhe as prej një morali të caktuar, apo për t’i pëlqyer Zotit. Ato vijnë si rrjedhojë e asaj që ne besojmë si përjetim. Sepse, asnjë përpjekje e jona nuk do të ndikonte Perëninë, i cili e do çdonjërin prej nesh me dashuri hyjnore, sepse Perëndia i dashurisë, bën që të bjerë shiu njësoj dhe mbi të mirët edhe mbi të këqinjtë. Përpara syve të Zotit, të gjithë jemi njësoj dhe ai na do dhe na pret të gjithëve njësoj, si Atë i dhemshur. Dashuria e Perëndisë kundrejt çdo qenie njerëzore, nuk kondicionohet nga sjellja jonë. Zoti na do, jo se ne jemi të mirë, por na do, sepse ai është i mirë.

Bërja e veprave të mira, në kuptimin orthodhoks ka të bëjë me ne, me përmbushjen ondologjike të njeriut, duke përmbushur kështu veten dhe qëllimin e ekzistencës sonë. Veprat e mira në kuptimin orthodhoks vijnë si rrjedhojë easaj që ne besojmë, si një përjetim i Ungjillit, i cili udhëhëq jetën e të krishterit dhe mënyrën e të jetuarit dhe të vepruarit. Mësimi i Krishtit nuk është moralist, por një mësim përjetues dhe transformues, që buron nga një marrëdhënie e gjallë dhe intime me Zotin, nga një bashkim dashurie, i cili transformon jetën e të krishterit, duke na bërë të ngjashëm me Zotin. Për këtë arsye, gjithë doktrina e krishterë dhe gjithë rituali i kishës kanë për qëllim, që të ndezin në shpirtin tonë dashurinë dhe dhembshurinë për çdo qënie njerëzore, sepse nëse ne nuk e njohim Zotin tek njerëzit dhe tek vëllezërit tanë, nuk do ta njohim edhe kur të shfaqet. Që të duash të tjerët, do të thotë të jesh njeri i vërtetë.

Askush, nuk mund të ketë jetë, në kuptimin e thellë të saj, nëse nuk do të ketë dashuri. Masa e çdo të krishteri në marrëdhënie me të tjerët, është masa e dashurisë së Perëndisë për ne, si e vetmja masë e drejtë dhe e vërtetë. Është e pamundur, që një njeri të jetë i bashkuar me Zotin, nëse në shpirtin e tij mungon dashuria. Asnjeri nuk mund ta arrijë dimensionin e plotë njerëzor, nëse nuk do të ketë dashuri në zemrën e tij. Njeriu është i krijuar sipas ikonës dhe ngjashmërisë së Perëndisë dhe vetëm nëpërmjet dashurisë ne mund të përmbushim ikonën dhe ngjashmërinë me Krijuesin.
Shën Pjetër Përdëllimtari, duke ecur rrugëve të Konstandinopojës pa një njeri të varfër dhe pothuajse lakuriq. Hoqi rrobën e tij dhe e veshi. Kur po shëtiste në Pazar, pa që rroba e tij po shitej. I erdhi shumë keq, dhe i mërzitur në mbrëmje rra të flerë. Në gjumë pa një vizion, – iu shfaq Krishti dhe i tha: – “Pjetër, përse je i mërzitur? Shikomë mua me çfarë jam veshur”. Pjetri ngriti sytë dhe pa që Zoti ishte veshur me po atë rrobë  që ai i kishte dhënë të varfërit.

Zoti nuk do të na gjykojë për gjëra që nuk varen nga ne, Krishti nuk tha, pse nuk më shëruat, ose pse nuk më nxorrët nga burgu, por tha, se isha i sëmurë dhe në burg dhe nuk erdhët dhe më vizituat, isha i zhveshur dhe nuk më veshët, isha i urritur dhe nuk më ushqyet. Kriteri mbi të cilin ne do të gjykohemi është dashuria, nëse ne nuk do të kemi dashuri për vëllain tonë, që e shohim, nuk do të kemi dashuri as për Zotin, të cilin nuk e shohim – thotë – Ungjillori Joan. Zoti në Ungjill na nxit të mendohemi dhe të thellohemi. Zoti, po kërkon nga ne, që të përmbushim veten, duke u bërë njerëz të vërtetë. Njeriu që shohim çdo ditë është njeriu i rënë dhe mëkatar dhe Krishti na fton sot, që ta kapërxejmë këtë njeri, duke u përpjekur çdo ditë për të rizbuluar natyrën tonë të vërtetë dhe për të shenjtëruar atë. Zoti, – siç thuhet dhe në ungjillin e sotëm – do të na gjykojë për përpjekjet tona. Periudha të cilën po kalojmë është periudhë përgatitje dhe Kisha fton çdo njeri, që të mendojë më thellë mbi veten tij si qenie dashurie, duke e përmbushuar atë.


Le ta veshim Zotin e zhveshur, le ta ushqejmë Krishtin e urritur, le ta vizitojmë kudo që ndodhet, nëpër burgje e spitale, sepse kush ndihmon të varfërit dhe nevojtarët, ka ndihmuar Krishtin dhe do të marrë edhe shpërblimin prej Tij dhe shpërblimi i Krishtit do të thotë, që shpirti i njeriut të përmbushet, të plotësohet dhe të arrijë dimensionin për të cilin është krijuar.

Le të përpiqemi dhe le t’i lutemi Zotit, që ditën e gjyqit të na vendosë në të djathtën e të zgjedhurve të Tij. Amin.


Ndërsa e diela që lamë pas, na ofron një shembull dhe model të fortë pendimi, si proces shërimi dhe ardhjeje në vete. Proces, që nuk mund të ndodhë pa kaluar më parë nëpërmjet përunjësisë. Vetëm vetënjohja dhe idetifikimi sëmundjes nga e cila vuajmë, mund të na orientojë dhe drejtojë drejt shërimit me anën e pendimit, si medikameti i vetëm për të çliruar shpirtin nga vargonjtë e rrobërisë të përhumbjes shpirtërore dhe i rigjetjes së vetes sonë.

Një kthjellim i brendshëm, për të përmbushur qëllimin tonë të ekzistencës, që është takimi dhe bashkim i ynë personal me Zotin. Gjithsekush nga ne, është krijuar për të përmbushur këtë qëllim dhe pendimi është dera e rikthimit tonë drejt qëllimit dhe arsys së qenies sonë, si një riorientim i vazhdueshëm drejt Perëndisë, i cili është fillimi dhe fundi i çdo krijese.


Ndërsa Ungjilli i së dielës të sotme, që është e diela e të Lidhurit të Mishit, na kujton të gjithëve gjyqin e fundit. Kisha sot, na fton të ndërgjegjësohemi mbi gjykimin e fundit, që pavarësisht, se në kohën dhe shoqërinë moderne konsiderohet si shumë folklorik, do të jetë i pashmangshëm për çdo krijesë njerëzore. Gjyqi është real, dhe këtë Zoti na i ka zbuluar nga dashuria, askush në atë moment nuk mund të thotë se nuk e dija. Krishti, na ka zbuluar në ungjill gjithçka që është e vlefshme për shpirtin tonë, prandaj le të mendojmë pak më gjatë mbi jetën e tonë.

Krishti do të vijë, sepse ka premtuar dhe ajo që ne pohojmë në Simbolin e Besës është se, ne presim Ardhjen e Tij të Dytë. Por nga ana tjetër edhe jeta jonë e mbidheshme do të ketë një fund, sado gjatë që të jetojmë, një ditë do të paraqitemi para Zotit. Dhe Ungjilli i sotëm na tregon dhe na kujton për paraqitjen tonë përpara Zotit, qoftë paraqitjen tonë personale, qoftë gjyqin e fundit të përgjithshëm.

Si do që ne ta mendojmë, kjo do të jetë ngjarja finale e jetës sonë, e cila do të tregojë vlefshmërinë e veprave tona. Çdo gjë që ne kemi bërë në jetë do të jetë realisht e vlefshme nëse do të na bëjë të vlefshëm përpara Zotit, në të kundërt nuk do të ketë asnjë vlerë.

Të gjitha këndimet e mëngjesores, i referohen kësaj ngjarjeje, duke na kujtuar pashmangshërinë e saj dhe duke na ndihmuar që të pregatitemi për të pritur takimin tonë me Zotin.  
Ungjilli i sotëm, tregon se kur të vijë Biri i Njeriut do të gjykojë të gjitha kombet. Gjyqi i fundit, do të jetë i përgjithshëm. Aty thuhet që do të ndahen delet nga dhitë, pra të drejtët nga të padrejtët dhe Gjykatësi do t’iu thotë të drejtëve: “Ejani tek Unë dhe trashëgoni Mbretërinë që është përgatitur për ju, sepse isha i zhveshur dhe më veshët, isha i urritur dhe më ushqyet, isha në burg dhe i sëmurë dhe erdhët dhe më vizituat”.

Të drejtët do të habiten dhe do t’i thonë: “Zot ku të pamë ne ty dhe t’i bëmë të gjitha këto gjëra” – dhe Krishti iu përgjigjet – “Cilido që ia keni bërë, mi keni bërë Mua”. Ndërsa të padrejtëve do t’iu thotë” “Largohuni prej meje, sepse isha i zhveshur dhe nuk më veshët, isha i urritur dhe nuk më ushqyet, isha në burg dhe i sëmurë dhe nuk erdhët të më vizitonit”. Të njëjtën habi do të shprehin edhe të padrejtët dhe do të thonë: “Kur të pamë o Zot dhe nuk t’i bëmë të gjitha këto”, – por Krishti iu përgjigjet se: – “nëse nuk iu a keni bërë këtyre të vegjëlve, nuk mi keni bërë as mua”.


Ungjilli i sotëm tregon bazën e doktrinës së krishterë. Së pari na dëshmon se kriteri i gjykimit është dashuria dhe së dyti, na tregon se Zoti identifikohet me nevojtarët. Në këtë paravoli, jepet qartë misteri i doktrinës së krishterë mbi personin. Çdo njeri është krijuar sipas imazhit të Shën Trinisë.

Arsyeja që ne urrejmë, fyejmë apo pëçmojmë të tjerët, është sepse, ne nuk dallojmë dot Krishtin tek personat e tjerë. Nëse ne arrijmë të shohim Krishtin tek çdo njeri, pavarësisht statusit shoqëror që ai ka, kjo do të thotë, se e kemi përmbushur qëllimin për të cilin jemi krijuar, të gjitha të tjerat janë pa vleftë. Por për fat të keq, ndodh, që njerëzit e shikojnë fenë vetëm si një ritual të jashtëm dhe si një vend ku mësohet një lloj morali apo sjellje e mirë.


Mësimi dhe predikimi i Kishës Orthodhokse, nuk është një mësim etik, se si ne të bëhemi njerëz të mirë. Veprat e mira në botën othodhokse nuk vijnë si rrjedhojë e sforcimit edukativ dhe intelektual të njeriut, dhe as prej një morali të caktuar, apo për t’i pëlqyer Zotit. Ato vijnë si rrjedhojë e asaj që ne besojmë si përjetim. Sepse, asnjë përpjekje e jona nuk do të ndikonte Perëninë, i cili e do çdonjërin prej nesh me dashuri hyjnore, sepse Perëndia i dashurisë, bën që të bjerë shiu njësoj dhe mbi të mirët edhe mbi të këqinjtë.

Përpara syve të Zotit, të gjithë jemi njësoj dhe ai na do dhe na pret të gjithëve njësoj, si Atë i dhemshur. Dashuria e Perëndisë kundrejt çdo qenie njerëzore, nuk kondicionohet nga sjellja jonë. Zoti na do, jo se ne jemi të mirë, por na do, sepse ai është i mirë. Bërja e veprave të mira, në kuptimin orthodhoks ka të bëjë me ne, me përmbushjen ondologjike të njeriut, duke përmbushur kështu veten dhe qëllimin e ekzistencës sonë. Veprat e mira në kuptimin orthodhoks vijnë si rrjedhojë easaj që ne besojmë, si një përjetim i Ungjillit, i cili udhëhëq jetën e të krishterit dhe mënyrën e të jetuarit dhe të vepruarit.

Mësimi i Krishtit nuk është moralist, por një mësim përjetues dhe transformues, që buron nga një marrëdhënie e gjallë dhe intime me Zotin, nga një bashkim dashurie, i cili transformon jetën e të krishterit, duke na bërë të ngjashëm me Zotin. Për këtë arsye, gjithë doktrina e krishterë dhe gjithë rituali i kishës kanë për qëllim, që të ndezin në shpirtin tonë dashurinë dhe dhembshurinë për çdo qënie njerëzore, sepse nëse ne nuk e njohim Zotin tek njerëzit dhe tek vëllezërit tanë, nuk do ta njohim edhe kur të shfaqet. Që të duash të tjerët, do të thotë të jesh njeri i vërtetë.

Askush, nuk mund të ketë jetë, në kuptimin e thellë të saj, nëse nuk do të ketë dashuri. Masa e çdo të krishteri në marrëdhënie me të tjerët, është masa e dashurisë së Perëndisë për ne, si e vetmja masë e drejtë dhe e vërtetë. Është e pamundur, që një njeri të jetë i bashkuar me Zotin, nëse në shpirtin e tij mungon dashuria.

Asnjeri nuk mund ta arrijë dimensionin e plotë njerëzor, nëse nuk do të ketë dashuri në zemrën e tij. Njeriu është i krijuar sipas ikonës dhe ngjashmërisë së Perëndisë dhe vetëm nëpërmjet dashurisë ne mund të përmbushim ikonën dhe ngjashmërinë me Krijuesin.


Shën Pjetër Përdëllimtari, duke ecur rrugëve të Konstandinopojës pa një njeri të varfër dhe pothuajse lakuriq. Hoqi rrobën e tij dhe e veshi. Kur po shëtiste në Pazar, pa që rroba e tij po shitej. I erdhi shumë keq, dhe i mërzitur në mbrëmje rra të flerë. Në gjumë pa një vizion, – iu shfaq Krishti dhe i tha: – “Pjetër, përse je i mërzitur?

Shikomë mua me çfarë jam veshur”. Pjetri ngriti sytë dhe pa që Zoti ishte veshur me po atë rrobë  që ai i kishte dhënë të varfërit. Zoti nuk do të na gjykojë për gjëra që nuk varen nga ne, Krishti nuk tha, pse nuk më shëruat, ose pse nuk më nxorrët nga burgu, por tha, se isha i sëmurë dhe në burg dhe nuk erdhët dhe më vizituat, isha i zhveshur dhe nuk më veshët, isha i urritur dhe nuk më ushqyet.

Kriteri mbi të cilin ne do të gjykohemi është dashuria, nëse ne nuk do të kemi dashuri për vëllain tonë, që e shohim, nuk do të kemi dashuri as për Zotin, të cilin nuk e shohim – thotë – Ungjillori Joan. Zoti në Ungjill na nxit të mendohemi dhe të thellohemi. Zoti, po kërkon nga ne, që të përmbushim veten, duke u bërë njerëz të vërtetë. Njeriu që shohim çdo ditë është njeriu i rënë dhe mëkatar dhe Krishti na fton sot, që ta kapërxejmë këtë njeri, duke u përpjekur çdo ditë për të rizbuluar natyrën tonë të vërtetë dhe për të shenjtëruar atë.

Zoti, – siç thuhet dhe në ungjillin e sotëm – do të na gjykojë për përpjekjet tona. Periudha të cilën po kalojmë është periudhë përgatitje dhe Kisha fton çdo njeri, që të mendojë më thellë mbi veten tij si qenie dashurie, duke e përmbushuar atë.


Le ta veshim Zotin e zhveshur, le ta ushqejmë Krishtin e urritur, le ta vizitojmë kudo që ndodhet, nëpër burgje e spitale, sepse kush ndihmon të varfërit dhe nevojtarët, ka ndihmuar Krishtin dhe do të marrë edhe shpërblimin prej Tij dhe shpërblimi i Krishtit do të thotë, që shpirti i njeriut të përmbushet, të plotësohet dhe të arrijë dimensionin për të cilin është krijuar.


Le të përpiqemi dhe le t’i lutemi Zotit, që ditën e gjyqit të na vendosë në të djathtën e të zgjedhurve të Tij. Amin.