/E Diela e Grave Miroprurëse – Famullia Orthodhokse “Shën Nikolla” Elbasan

E Diela e Grave Miroprurëse – Famullia Orthodhokse “Shën Nikolla” Elbasan

E Diela e tretë e Pashkës i kushtohet Grave Miroprurëse, të cilat u kujdesën për trupin e Shpëtimtarit në vdekjen e Tij dhe ishin dëshmitaret e para të Ngjalljes së tij. Sot kujtohen edhe Nikodhimi dhe Josifi nga Arimathea, që ndihmuan momentet pas vdekjes së Krishtit dhe varrimit.
Të tre troparet e të Premtes së Madhe (Zezë) këndohen përsëri dhe formojnë temën e ditës:
“Bujari Josif, pasi e zbriti trupin tënd prej Kryqit të Çmuar, e mbështolli me një savan të paqmë, e leu me vajëra erëmirë dhe e vuri në një varr të ri.”
“Zbrite në vdekje dhe në varr për ne, ti o jetë e pavdekshme, Ferrin të vdekur e shtrive kur ndriçove si Perëndi.”
“Një engjëll u qëndroi para grave myrrëprurëse dhe iu tha: Myrra është e përshtatshme për të vdekurit, por Krishti e tregoi veten të çliruar nga prishja! Prandaj shpallni: Zoti u ngjall dhe i fal botës mëshirë e shpëtim.”