/E Diela e dytë e Llukait – Kryepiskopi Anastas

E Diela e dytë e Llukait – Kryepiskopi Anastas

E Diela e dytë e Llukait – Kryepiskopi Anastas – Katedralja “Ngjallja e Krishtit”, Tiranë – 02.10.2022 Por në çdo gjë e rekomandojmë veten tonë si shërbëtorë të Perëndisë, me shumë durim, në shtrëngime, në nevoja, në pikëllime, në rrahje, në burgje, në turbullira, në mundime, në pagjumësi, në agjërime; në pastërti, në urtësi, në zemërgjerësi, në mirësi, në Frymë të Shenjtë, në dashuri pa shtirje; në fjalë të së vërtetës, në fuqi të Perëndisë; me armët e drejtësisë në dorën e djathtë e në të majtën; në lavdi e në çnderim, në emër të mirë e në emër të keq; porsi mashtrues, po të vërtetë; porsi të panjohur, po të njohur mirë; porsi duke vdekur, po ja tek rrojmë; porsi të munduar, po jo të vrarë; porsi të hidhëruar, po gjithnjë të gëzuar; porsi të vobektë, po shumë veta pasurojmë; porsi skamës, po të gjitha i zotërojmë.