/E Diela 17 e Mateut (Gruaja Kananease) – Predikim nga Mitropoliti i Korçës, Joani

E Diela 17 e Mateut (Gruaja Kananease) – Predikim nga Mitropoliti i Korçës, Joani

 

Sipas Mattheut 15:21-28

  1. Edhe Jisui, si doli andej, iku në anët e Tirit e të Sidonës. 
  2. Edhe ja një grua kananease tek doli nga ato kufij, e i thërriste duke thënë: Përdëllemë, o Zot, bir i Davidit. Ime bijë mundohet keq prej demonit.
  3. Po ai nuk iu përgjigj asaj asnjë fjalë. Edhe nxënësit e tij erdhën pranë e i luteshin, duke thënë: Lëshoje atë, sepse po thërret prapa nesh.
  4. Por ai u përgjigj e tha: Nuk u dërgova gjetiu, veç te dhentë e humbura të shtëpisë së Izraelit. 
  5. Pastaj ajo erdhi e i falej atij, duke thënë: Zot, ndihmomë. 
  6. Por ai u përgjigj e tha: Nuk është mirë të marrë njeriu bukën e fëmijëve, e t’ua hedhë këlyshëve të qenve. 
  7. Edhe ajo tha: Po, Zot; por edhe këlyshët e qenve hanë nga thërrimet që bien nga tryeza e zotërinjve të tyre. 
  8. Atëherë Jisui u përgjigj e i tha asaj: O grua, besa jote është e madhe; t’u bëftë si do. Edhe e bija u shërua që në atë çast.