/E DIEL, 19 SHTATOR 2021 – LEXIMET BIBLIKE

E DIEL, 19 SHTATOR 2021 – LEXIMET BIBLIKE

E Diela pas Lartësimit të Kryqit

APOSTULLI – Galatianëve 2:16-20

Duke ditur se nuk drejtësohet njeriu prej veprash ligji, veçse me anë të besimit të Jisu Krishtit, edhe ne i besuam Krishtit Jisu, që të drejtësohemi prej besimit të Krishtit, dhe jo prej veprave të ligjit; sepse asnjë mish nuk do të drejtësohet prej veprave të ligjit. Po në qoftë se duke kërkuar të drejtësohemi në Krishtin, u gjetëm edhe ne mëkatarë, atëherë Krishti qenka shërbëtor i mëkatit? Larg qoftë!

Sepse nëse ndërtoj përsëri ato që prisha, bëj veten time shkelës. Sepse unë me anë të ligjit vdiqa në ligj, që të rroj në Perëndinë. Bashkë me Krishtin u kryqëzova; edhe s’rroj më unë, po Krishti rron tek unë; edhe ajo që rroj unë tani në mish, rroj në besimin e Birit të Perëndisë, i cili më deshi edhe dha veten e tij për mua.

* * * *

UNGJILLI – Marku 8:34-9:1

Edhe si thirri pranë turmën bashkë me nxënësit e tij, u tha atyre: Kush të dojë të vijë pas meje, le të mohojë veten e tij, edhe le të ngrejë kryqin e tij, edhe le të më vijë pas. Sepse kush të dojë të shpëtojë jetën e tij, do ta humbasë; po kush të humbasë jetën e tij për hirin tim dhe të ungjillit, ky do ta shpëtojë.

Sepse ç’dobi do të ketë njeriu, në fitoftë gjithë botën, edhe të dëmtojë shpirtin e tij? Apo ç’do të japë njeriu në këmbim të shpirtit të tij? Sepse cilitdo që t’i vijë turp për mua dhe për fjalët e mia në këtë brez kurorëshkelës e mëkatar, edhe Birit të njeriut do t’i vijë turp për atë, kur të vijë në lavdinë e Atit të tij bashkë me engjëjt e shenjtë.

Edhe u thoshte atyre: Me të vërtetë po ju them juve, se janë disa prej këtyre që rrinë këtu, që nuk do të ngjërojnë vdekje, deri sa të shohin mbretërinë e Perëndisë të ardhur me fuqi.