/DW-Shqip – Kryepeshkopi Anastas Janullatos dha një kontribut të madh për ringjalljen e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë të ndaluar nga regjimi komunist në vend.

DW-Shqip – Kryepeshkopi Anastas Janullatos dha një kontribut të madh për ringjalljen e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë të ndaluar nga regjimi komunist në vend.

Kryepeshkopi Anastas Janullatos, i cili dha një kontribut të madh për ringjalljen e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë të ndaluar nga regjimi komunist në vend, u nda nga jeta në moshën 95-vjeçare.

Anastas Janullatos u caktua në 1991 nga Patriarku Ekumenik Eksark, Patriarkal në Shqipëri dhe u fronëzua në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare më 2 gusht 1992, kur ishte në moshën 63-vjeçare.

Përmes vështirësive të shumta ai ringriti dhe riorganizoi Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, e cila si edhe fetë e tjera ishte e ndaluar nga regjimi komunist në vend.

Krahas ringjalljes së më tepër se 400 famullive, u themelua edhe Akademia Teologjike “Ngjallja e Krishtit” në Durrës si dy lece kishtarë ku u shkolluan mbi 150 klerikë.

Kontribut në shumë dimensione
Nën kujdesin e kryepeshkopit Anastas Janullatos u themeluan në disa qytete të Shqipërisë edhe qendra rinore, u përkthyen dhe botuan në shqip libra liturgjikë dhe të libra të tjerë fetarë, u ndërtuan kisha të reja dhe u restauruan kisha ekzistuese.

Katedralja Ngjallja e Krishtit, në qendër të Tiranës, kisha e tretë më e madhe ortodokse në Evropë,u hap zyrtarisht në 24 qershor 2012, për të festuar 20-vjetorin e ringjalljes së Kishës Ortodokse Shqiptare dhe zgjedhjen e Kryepeshkopit Anastas Janullatos.

Në vitin 1972 Anastas Janullatosi u emëruar si profesor i Historisë Fetare në Universitetin e Athinës dhe u shugurua ipeshkëv më 19 nëntor 1972 si mirënjohje për veprimtarinë e tij teologjike, veçanërisht në fushën e misionologjisë.

Anastas Janullatos ishte lindur në Pire të Greqisë më 4 nëntor të vitit 1929 dhe në vitin 2017 mori shtetësinë shqiptare.