Sot, në këtë ditë të madhe të festës së “Shpërfytyrimit të Zoti Krisht”, patëm bekimin, të festonim në kishën e hirëshme me të njëjtin emër, në fshatin Agim.
Liturgjia u kryesua nga Mitropoliti i Apollonisë dhe Fierit, Hirësia e Tij, Imzot Nikolla, dhjakoni i tij, Nikolla, prifti i enorisë atë Ilia Zaka dhe atë Arqile Doko.
U krye Bekimi i pesë bukëve dhe bekimi i rrushit, një traditë e ditës së sotme.
Pati pjesëmarrje të gjerë nga besimtarë të zonës, grup besimtarësh nga Divjaka, Fieri, Tirana, Durrësi etje.
Në predikimin e tij përmbyllës, Mitropoliti, uroi besimtarët me fjalët:
” Drita që panë apostujt në Shpërfytyrimin e Krishtit, ndriçoftë te të gjithë ju!”
Lavdi Perëndisë për të gjitha bekimet, që na jep!