/Drekë për njerëzit në nevojë në Mitropolinë e Shenjtë Korçë!

Drekë për njerëzit në nevojë në Mitropolinë e Shenjtë Korçë!

Menca e krijuar për njerëzit në nevojë pranë Mitropolisë sonë funksionon vazhdimisht duke kufizuar dhe zbutur, disi, dhimbjen e qindra personave.

Gjatë festave është bërë traditë që dreka të shtrohet nga vetë Mitropoliti imzot +Joani i cili drekon  dhe bisedon me ta. Hirësi Joani gjatë gjithë kohës thekson vlerën që ka kontributi i të gjithëve, si një veprim i pastër që buron nga dashuria, në ndihmesë të vëllait në nevojë, i cili përfaqëson vetë Krishtin.

Sipas besimit  tonë, tek çdo njeri duhet të shohim Krishtin dhe kjo na bën që t’i çmojmë, t’i vlerësojmë dhe t’i duam të gjithë njerëzit njësoj. 

Marrë nga Mitropolia e Korçës