/Dorëzim dhiakoni nga Mitropoliti i Korçës Hirësia e Tij imzot † Joani!

Dorëzim dhiakoni nga Mitropoliti i Korçës Hirësia e Tij imzot † Joani!

Dorëzim dhiakoni nga Mitropoliti i Korçës Hirësia e Tij imzot † Joani!

Gëzim i madh sot në Mitropolinë e Shenjtë Korçë por dhe në të gjithë Kishën Orthodhokse pasi në Katedralen Ngjallja u dorëzua në dhiakon Harallamb Biba nga Mitropoliti i Korçës Hirësia e Tij imzot Joani. 

Kisha ishte e tejmbushur nga besimtarë dhe pas konfirmimit të atit shpirtëror të Harallambit se ai është i denjë sipas kanoneve të Kishës Orthodhokse të dorëzohet në dhiakon u krye gjatë Meshës Hyjnore dhe ceremonia e dorëzimit.  

Hirësi Joani e këshilloi që ta ketë zemrën plot me dashuri sepse vetëm në këtë mënyrë do të mundet të përmbushë qëllimin e tij si klerik i Kishës Orthodhokse.

Dhiakon Harallambi falenderoi Hirësi Joanin, atin e tij shpirtëror Atë Todin si dhe familjen e tij dhe shprehu devotshmërinë e tij ndaj Kishës dhe Zotit.

I DENJË.