/Dioqeza Rumune dhuron mjete shkollore për më shumë se 4000 fëmijë në nevojë në Rumani

Dioqeza Rumune dhuron mjete shkollore për më shumë se 4000 fëmijë në nevojë në Rumani

Dioqeza Rumune dhuron mjete shkollore për më shumë se 4000 fëmijë në nevojë në Rumani

Me iniciativën dhe bekimin e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit Kasian, Kryepiskopata Rumune e Danubit të Poshtëm vazhdoi traditën e dhurimit të çantave të shpinës dhe mjeteve shkollore për fëmijët në nevojë, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.

Sipas website-it të dioqezës, një javë para fillimit të shkollës u përgatitën 4000 çanta shpine të mbushura me fletore, lapsa, stilolapsa, bojëra, vizore e mjete të tjera të nevojshme, të cilat iu shpërndanë enorive të dioqezës, për t’jua dhënë më pas fëmijëve.

Enoritë ua shpërndanë fëmijëve çantat më 8 Shtator, në të kremten e Lindjes së Hyjlindëses, një vit pasi u festua çelja e vitit të ri akademik.

Vlera totale e tyre ishte më tepër se 46000 $ (200.000 lei).

Veprat bamirëse janë tipar dallues i Kishës Orthodhokse Rumune, e cila vetëm gjatë vitit 2018 shpenzoi për iniciativa të ndryshme socoiale dhe filantropike në Rumani mbi 27 milion $ në nisma të ndryshme sociale. Gjithashtu, vetëm disa muaj më parë, dioqeza e Danubit të Poshtëm ndihmoi më tepër se 100 viktima të përmbytjeve që ndodhën në Rumani.  

Burimi: http://orthochristian.com/123849.html?fbclid=IwAR1Z4dGy2LAzl6FLyoqDcrVvN6YxgEJr01RTtlwbrdXCqCMhsxKmmh0vrPg