Dëshmi e një nëne plot besim tek Perëndia nga Dhërmiu i Himarës Nënë Lefteria prej shumë vitesh jeton në Tiranë. Ajo është bijë nga fshati Dhërmi i Himarës. Nënë Lefterien e shohim çdo të Kremte në Kishën e Ungjillëzimit dhe çdo të Diel në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë. Me një dashuri të madhe për Zotin, për Kishën për klerikët e Kishës, ajo është e njohur nga të gjithë besimtarët e Tiranës. Pavarësisht vapës së madhe të këtyre ditëve të Korrikut, nënë Lefteria, nuk përton dhe as ka frikë për shëndetin e saj, vjen të rrëfejë për herë të parë në radion Ngjallja dëshminë e besimit të saj. Një dëshmi që të mbush me plot emocione dhe ndjenja dhe falenderime ndaj Perëndisë së Tërëdashur.
