Të dashur besimtarë tëkrishterë të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Me lejoni që në emrin tim dhe Komunitetit Mysliman të Shqipërisë t’ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos.
Ndarja nga jeta e Hirësisë së tij është një humbje e madhe për komunitetin ortodoks të Shqipërisë dhe bashkëpunëtorët e tij të afërt ndër vite.
U prehtë në paqe hirësia e tij, Anastas Janullatos!
