/Besimtarët ortodoksë në të gjithë Shqipërinë kremtojnë sot festën e Pashkës. Gjatë mesnatës dhjetra besimtarë Ortodoksë mbajtën meshën ku u lutën për më shumë paqe dhe dashuri. Kjo festë cilësohet, si një nga festat më të rëndësishme nga besimtarët ortodoksë, sepse Krishti rikthehet përsëri në jetë. Pashka është kremtimi i ringjalljes së Jezusit, e cila festohet tri ditë pas vdekjes së tij në kryq. Festa e Pashkës u festua në Tiranë në Katedralen Ortodokse “Ngjallja e Krishtit”, por edhe në Korçë, Vlorë, Sarandë, Gjirokastër dhe Fier. /abcnews.al

Besimtarët ortodoksë në të gjithë Shqipërinë kremtojnë sot festën e Pashkës. Gjatë mesnatës dhjetra besimtarë Ortodoksë mbajtën meshën ku u lutën për më shumë paqe dhe dashuri. Kjo festë cilësohet, si një nga festat më të rëndësishme nga besimtarët ortodoksë, sepse Krishti rikthehet përsëri në jetë. Pashka është kremtimi i ringjalljes së Jezusit, e cila festohet tri ditë pas vdekjes së tij në kryq. Festa e Pashkës u festua në Tiranë në Katedralen Ortodokse “Ngjallja e Krishtit”, por edhe në Korçë, Vlorë, Sarandë, Gjirokastër dhe Fier. /abcnews.al