Ndodhet në verilindje të qytetit, në lagjen “Kadri Qystri”. Kisha është ndërtesa më e vjetër e qytetit, ajo është ndërtuar rreth viteve 1725-1738 [1] Kisha është një nefëshe, me orientim lindje-perëndim. Planimetria e saj është drejtkëndeshe me përmasa të jashtme 14×8.8 m. Ajo përbëhet nga naosi dhe kthina e altarit. Naosi ndriçohet nga tetë dritare, nga tre në murin veriorë e jugorë, dhe dy në murin perëndimorë. Dritaret e murit verior dhe jugor kanë përmasa 49 cm gjerësi dhe 110 cm lartësi, dhe janë afërsisht 2.5 m mbi nivelin e tokës , ndërsa dritaret në murin perendimore kanë përmasa 0.55 m gjerësi dhe 1.20 m lartësi të vendosura 1.40 m mbi nivelin e tokës. Në ambjentin qëndror të naosit hyet nga dy dyer, të vendosura në murin jugor dhe perëndimor. Porta perëndimore është kryesorja, ajo mbulohet me një hark gurësh të skalitur mirë ndërsa porta jugore mbulohet me arkitra guri monolit, i thyer. Naosi është i mbuluar me çati druri dyujëshe, pa tavan. Dyshemeja e kishës është e sovatuar e gjitha me llaç cimentoje, ajo është 10 cm më e ulët nga niveli i pragut. Për zbukurimin e saj janë vendosur copa mermeri me forma dhe madhesi të ndryshme. Ato janë marrë nga lapidarët kushtuar dëshmorëve të L.a.n.ç.
Kthina e altarit ndriçohet nga një dritare e ngushtë e vendosur 3 m lartësi nga niveli i dyshemesë, ajo ndahet nga naosi me një ikonostas druri, i cili nuk ruhet më. Ambjenti i altarit përbëhet nga bema, absida e madhe rrethore të nxjerë jashtë dhe protezisi e diakonikoni me niket e tyre të shërbesës si dhe një kamare tjetër në murin verior. Në niken e protezisis ruhet silueta e një afresku shënjtori(fig 1).Ana e jashtme e absides është 5 faqe, përbën pjesën e vetme të zbukuruar të kishes. Ajo është ndertuar me gure shtufi te skuadruar. ka pese nike pak theksuara qe perfundojne ne pjesen e siperme me harqe, të mbuluar me një rresht gurësh të skuadruar.
Në anën perëndimore të naosit ruhen themelet e një narteksi, të ndërtuar vonë. Narteksi ka planimetri drejtkëndore me përmsa të jashtme, 5.5 x 8.8 m. Pjesët kryesore që ruhen nga narteksi është muri verior. Ai ruhet në një lartësi prej 2-2,50 m me trashësi muri 0,60 m.
Muratura e kishës është e ndërtuar me gurë shtufi të papunuar të lidhur me llaç gelqereje e përforcuar me rërë të trashë. Në disa pjesë të mureve shihen suvatime të vona me llaç cimentoje ato janë tregues i qartë për rindërtimet që ka pësuar kisha gjatë viteve të fundit.
[1] A.Q,Sh. fnr 1036. Dnr 167 viti 1948 fl 6