Në listën e Trashëgimive kulturore të paprekshme të UNESCO-s ka hyrë së fundmi edhe muzika bizantine në Greqi e në Qipro.
Ky vendim u mor nga mbledhja e Komitetit Ndërqeveritar për ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore të paprekshme, që u mbajt në Bogota. Lidhur me këtë vendim , zyrtarë të UNESCO-s u shprehën si në vijim: “Muzika bizantine, ky art i gjallë që ka ekzistuar për më shumë se 2000 vjet, përbën një traditë të veçantë kulturore dhe një sistem muzikor të zhvilluar si pjesë përbërëse e traditës së Perandorisë Bizantine.
Muzika bizantine i thekson dhe u “jep jetë” teksteve liturgjikale të Kishës Orthodhokse, gjë që përbën një pjesë thelbësore të jetës shpirtërore dhe adhurimit të Krishterë.
“Duke u trashëguar brez pas brezi, ky art i ka ruajtur tiparet e tij: është muzikë vokale, monofonike, tingujt kodifikohen në një sistem 8-tonësh dhe përdoren stile të ndryshme ritmike për të theksuar më mirë rrokjet e dëshiruara të fjalëve.
Megjithëse arti psaltik shprehet kryesisht nëpërmjet zërave mashkullorë, nëpër manastire apo enori të ndryshme ka edhe shumë gra që psalin. Përveç pranisë dhe përhapjes së tij të gjerë në ambientin kishtar, ka një interesim shumë të madh për këtë lloj arti muzikor, të cilit i janë dedikuar ekspertë, muzikantë, anëtarë të koreve, kompozitorë, muzikologë dhe dijetarë, të cilët kanë dhënë një kontribut të gjerë në studimin, paraqitjen dhe përhapjen e tij”.
Burimi: https://basilica.ro/en/byzantine-chant-joins-unesco-list-on-intangible-cultural-heritage/