Rrënojat e Amantias ndodhen në fshatin Ploçë të bashkisë Selenicë, në të djathtë të rrjedhës së mesme të lumit Shushica. Qyteti antik shtrihej dikur në lartësinë prej 613 m të një kreshte shkëmbore, e cila lidhej me shpatin lindor të malit të Kudhësit. Një gjë e tillë i siguronte Amantias një fushëpamje të gjerë mbi luginat e lumenjve Vjosa dhe Shushica, duke kontrolluar edhe arteriet e komunikimit që kalonin përgjatë tyre (1). E themeluar si qytet rreth fundit të shek. V pk, ajo ishte qëndra e koinonit me të njëjtin emër, një njësie politike, ekonomike dhe kulturore që përfshinte një territor të gjerë, ku bënin pjesë qyteti i Olimpes (Mavrova) dhe qëndrat e fortifikuara të Hadërajt, Matohasanajt, Cerjes, etj.
AMANTIA – HISTORI DHE TRASHËGIMI E KRISHTERË DOKUMENTAR MBI QYTETËRIMIN E HERSHËM TË AMANTIAS ME ARKEOLOGUN DR. KRILEDJAN ÇIPA DHE HISTORIANIN ILIRJAN GJIKA. PRODHIM I RADIO NGJALLJA, PRILL 2023 Videpgrapher: Antonio Poshnjari Video Editor : Lajers Moçi Video Dron: Jorgo Kobuzi