/Aktivitet festiv me rastin e Krishtlindjeve Zyra e Katekizmit të Mitropolisë së Shenjtë të Elbasanit

Aktivitet festiv me rastin e Krishtlindjeve Zyra e Katekizmit të Mitropolisë së Shenjtë të Elbasanit

Aktivitet festiv me rastin e Krishtlindjeve Zyra e Katekizmit të Mitropolisë së Shenjtë të Elbasanit. Presim me gezim Lindjen e Zotit tonë Jisu Krisht! Sot në enorine e Shën Nikollës, në qytetin e Elbasanit u zhvillua një koncert festiv për të percjellë mesazhin e Lindjes trupore të Zotit Jisu Krisht! Fëmijët dhe adoleshentët e enorisë kishin përgatitur për të ftuarit recitime, këngë, valle, meditim dhe dramatizim. Fëmijët janë lajmëtarët më të mirë për të përcjellë gëzimin e pastër të kësaj feste. Në fund Hiresi Andoni, i cili ndodhet gjithmon pranë me dashuri dhe përkushtim, përgëzoji fëmijët për punën e tyre dhe uroj gjithë pjesëmarrësit festa te gëzuara. Sot lind Ai që ekziston përjetësisht dhe ndodh ajo që nuk ekzistonte asnjëherë. Është Perëndi dhe bëhet njeri! Bëhet njeri dhe përsëri mbetet Perendi! Krishtlindje të gëzuara për të gjithe! 24/Dhjetor/2022 Video: Jorgo Kobuzi